Fjala e Njëzet e një

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    10.30, 6 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 200886 numaralı sürüm ("Prandaj nëse koka jote është goditur me bashkëshoqërim idesh të tilla si ajo, kij kujdes! Mos u shqetëso e mos u tremb. Por, në momentin që të vish më vete, kthehu tek gjendja jote e natyrshme. Mos thuaj: “Oh çfarë gabimi kam bërë unë!” dhe pastaj të fillosh me ngut të hetosh shkakun, sepse nëpërmjet rëndësisë që i jep, ajo lidhje e dobët gjen forcë; sepse sa më shumë të shqetësohesh, aq më shumë rëndësi i jep ti asa..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)

    Kjo fjalë perbëhet nga dy stacione

    STACIONI I PARÈ

    بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيمِ

    Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

    اِنَّ الصَّلٰوةَ كَانَت۟ عَلَى ال۟مُؤ۟مِنٖينَ كِتَابًا مَو۟قُوتًا

    “Vërtet namazi (falja) u është bërë detyrim besimtarëve në kohë të përcaktuar.”([1])

    Njëherë një njeri i madh në moshë në trup e në rang më tha mua: “Kryerja e faljeve është e mirë, por t’i kryesh ato pesë herë në çdo ditë është pa mbarim dhe i bën ato të jenë të lodhshme e të mërzitshme!..”

    Pasi kishte kaluar një kohë e gjatë nga fjala që tha personi në fjalë, unë ia vura veshin nefsit tim, por shih! Edhe unë dëgjova pikërisht të njëjtat fjalë! Atëherë unë e hodha vështrimin tek ai dhe pashë se me veshin e përtacisë, pra nëpërmjet dembelisë, nefsi po merrte të njëjtin mësim nga shejtani. Ndërkohë unë kuptova se ai burrë sikur i kishte thënë ato fjalë në emrin dhe në gjuhën e të gjithë shpirtërave udhëzues për të liga, ose ndryshe ai u nxit të flasë nga të tjerët.

    Atëherë unë thashë: “Meqenëse nefsi im është urdhërues për të liga, atëherë unë medoemos duhet të filloj që së pari ta rregulloj atë. Sepse ai që nuk rregullon e nuk reformon vetveten, shpirtin e tij, padyshim ai nuk mund t’i reformojë të tjerët”.

    Ndërkohë unë i fola nefsit tim: O nefsi im!.. Dëgjo “Pesë Paralajmërime” në përgjigje të atyre fjalëve që ti shprehe ndërsa je i zhytur në injorancën e përbërë, mbi divanin e përtacisë, në gjumin e pakujdesisë.

    PARALAJMËRIMI I PARË:

    O nefsi im i mjerë! A është e përhershme jeta jote?.. A ke ndonjë dokument të pakundërshtueshëm që të tregojë se do të jetosh deri në vitin tjetër, apo madje deri nesër?.. Ajo që të ka bërë që të mërzitesh e të lodhesh, është se ti imagjinon se do të jetosh përherë. Ti po bën naze dhe ankohesh sikur do të qëndroje me kënaqësinë tënde përjetësisht në këtë dynja. Në qoftë se ti do ta kishe kuptuar se jeta jote është e shkurtër, dhe se ajo po largohet pa fryt e më kot, nuk ka dyshim se të shpenzoje një orë nga njëzet e katër orët mbi një akt shërbimi të bukur, të këndshëm, të rehatshëm dhe të mëshirshëm, i cili është mjeti për lumturinë e vërtetë të jetës së përhershme, sigurisht ai nuk do të të shkaktonte mërzi, por do të ngjallte një dëshirë të fortë, të vërtetë, një kënaqësi dhe një shije të këndshme.

    PARALAJMËRIMI I DYTË:

    O nefsi im llupës e i pangopur! çdo ditë ti ha bukë, pi ujë, thith ajrin e mbushesh me frymë; a të shkaktojnë ato ty mërzi?.. Meqenëse ato nuk të shkaktojnë mërzi, për shkak të përsëritjes së nevojës, atëherë padyshim, ato ripërtërijnë kënaqësinë. Për këtë arsye, namazi i cili tërheq e sjell ushqim për zemrën time dhe ujin e jetës për shpirtin tim dhe flladin e erës së këndshme Hyjnore të fshehur në trupin tim, sigurisht ato nuk të shkaktojnë kurrë ty lodhje e mërzi.

    Po, zemra e cila goditet nga hidhërime e dëshpërime të pafundme, që është e robëruar dhe e joshur nga kënaqësi e shpresa të pafundme, nuk mund ta fitojë forcën dhe ushqimin veçse duke trokitur nëpërmjet lutjeve e duave në derën e Mëshirëplotit Gjithëbujar dhe të Plotfuqishmit për gjithçka.

    Po, shpirti i cili lidhet me shumicën e qënieve, të cilat ikin e vijnë shpejt në këtë dynja të përkohshme, nuk e pi ujin e jetës veçse duke u drejtuar me namaz tek burimi i mëshirës së të Adhuruarit të Qëndrueshëm përjetësisht dhe të Dashurit të Amshuar.

    Po, misteri njerëzor i vetëdijshëm, i cili është një aftësi e hollë e ndritshme Hyjnore, e cila nga natyra dëshiron jetë të përhershme, që u krijua për përjetësi, që është një pasqyrë reflektuese e Krijuesit të Vetëm të para dhe të paspërjetësisë dhe që është pafundësisht delikat dhe i hollë, padyshim ai është më i nevojshmi, për të thithur ajër që të mbushet me frymë në kushtet pikëlluese, dërrmuese, shtypëse, kalimtare, të errëta dhe mbytëse të kësaj dynjaje dhe vetëm mund të mbushet me frymë nëpërmjet dritares së namazit.

    PARALAJMËRIMI I TRETË:

    O nefsi im i paduruar! A do të ishte e perceptueshme të mendosh sot për vuajtjet e kaluara të adhurimit, për vështirësitë e faljeve, për shqetësimet e fatkeqësive dhe të jesh i dëshpëruar, pastaj të mendoje detyrat e ibadeteve në të ardhmen, shërbimet e kryerjes së faljeve, dëshpërimet e fatkeqësive dhe të shfaqësh padurim?

    Duke qenë kështu i paduruar, ti i ngjason komandantit të çmendur, i cili, megjithëse krahu i djathtë i armikut i ishte bashkangjitur krahut të djathtë të tij dhe u bë ndihmës e forcë e freskët, ai dërgoi një forcë të madhe nga ushtria e tij për tek ai krah i djathtë i armikut dhe dobësoi qendrën. Pastaj ndonëse nuk ndodheshin ushtarët e armikut në krahun e majtë dhe para se të vinin të tjerët, ai dërgoi një forcë të madhe atje dhe u dha atyre urdhër të hapnin zjarr! Qendra ishte pa asnjë forcë. Armiku e kuptoi këtë dhe e sulmoi qendrën dhe e shpartalloi krejtësisht ushtrinë e tij.

    Po, ti i ngjason këtij komandanti, sepse shqetësimet e së shkuarës janë transformuar në mëshirë sot; dhimbja ka ikur ndërsa kënaqësia qëndron. Vështirësitë janë shndërruar në bekime dhe mundimet e vuajtjet janë transformuar në shpërblime, prandaj ato nuk shkaktojnë mërzi, por mallëngjim të ri, një zell të ri, një entuziazëm të freskët dhe një përpjekje serioze për të vazhduar përpara. Sa për ditët e së ardhmes, meqenëse ato akoma nuk kanë ardhur, atëherë të mendosh qysh tani për to dhe të ndjehesh i mërzitur, është një lloj marrëzie, meqë kjo i ngjason qarjes dhe bërtitjes qysh tani se ndoshta do të ketë uri e etje në të ardhmen.

    Meqenëse e vërteta është kështu, në qoftë se do të ishe me mend, ti duhet të mendosh vetëm për të sotmen lidhur me adhurimin dhe thuaj: “Unë do të shpenzoj një orë prej saj për një detyrë të rëndësishme, të këndshme e të bukur, shpërblimi i së cilës është i madh, kurse shqetësimi është i vogël.” Atëherë dëshpërimi yt i hidhur do të transformohet në përpjekje të ëmbël.

    Dhe kështu, o nefsi im i paduruar! Ti je i detyruar me tre lloje durimi.

    I Pari: Është durimi në adhurim.

    I Dyti: Është durimi për t’iu shmangur mëkatit.

    I Treti: Është durimi në fatkeqësi.

    Në qoftë se je i zgjuar, merre si udhëzimin tënd të vërtetën e shfaqur në krahasim tek ky paralajmërimi i tretë. Thuaj në mënyrë burrërore; “Ja Sabur” “O Durimtari më i Madh! Dhe merri në sup të tria llojet e durimit. Mbështetu tek forca e durimit dhe stolisu me të. Në qoftë se ti nuk do t’i prishje më kot në rrugë të gabuar forcat e durimit të cilat t’i ka dhënë Allahu, ato do të ishin të mjaftueshme për çdo vështirësi e fatkeqësi... prandaj mbahu me ato forca.

    PARALAJMËRIMI I KATËRT:

    O nefsi im i çmendur! A pa rezultat është kjo detyrë adhurimi, dhe a i vogël është shpërblimi i saj sa të të shkaktojë ty mërzi? Ti do të punoje deri në mbrëmje pa ulur ritmin e pa pakësuar përpjekjet nëse dikush do të të nxiste përmes dhënies së një shume të vogël paraje, ose do të të detyronte të punoje nga frika.

    Atëherë po namazi i cili është ushqim për zemrën tënde të pafuqishme e të varfër dhe qetësi për të në këtë bujtinë të përkohshme e cila është dynjaja; ai është ushqim e dritë për vendbanimin tënd të sigurt i cili është varri; ai është dëshmi në gjykatën tënde tek e cila padyshim ti do të gjykohesh në ringjallje; ai do të jetë dritë e burak në Urën e drejtë të Siratit, mbi të cilin padyshim ti me dashje apo pa dashje do të kalosh... Atëherë një falje që ka këto përfundime, a është pa rezultat e pa dobi? Apo mos ajo ka shpërblim të pakët? Në qoftë se dikush do të të premtonte ty një dhuratë që ka vlerën e njëqind florive dhe të bën ty të punosh njëqind ditë dhe ndërkohë ti orvatesh e punon pa ulur ritmin e pa pakësuar përpjekjet duke i besuar premtimit të tij, megjithëse ai mund ta thyejë premtimin.

    Atëherë në qoftë se Një i Vetëm, për të Cilin thyerja e premtimit është e pamundur, të premton ty një shpërblim e çmim që është Parajsa dhe një dhuratë të madhe që është lumturia e përjetshme, dhe të bën ty të punosh për një kohë shumë të shkurtër në një detyrë shumë të këndshme, atëherë a nuk do të mendoje se në qoftë se ti nuk do ta kryeje atë detyrë dhe atë shërbim të vogël, apo do ta kryeje atë pa dëshirë si dikush që detyrohet të punojë, duke qenë i mërzitur, ose duke e kryer në mënyrë të shkëputur e me ndërprerje, duke fyer kështu premtimin e Tij dhe duke përbuzur dhuratën e Tij! Atëherë a nuk do të meritoje një qortim të rëndë dhe një ndëshkim të ashpër? A nuk ke menduar ti për këtë? Ti shërben pa ulur ritmin në punën më të rëndë në këtë botë nga frika e burgosjes, atëherë a nuk të mbush ty me zell frika e burgut të përhershëm që është ferri, për kryerjen e atij shërbimi i cili është më i lehti dhe më i këndshmi?

    PARALAJMËRIMI I PESTË:

    O nefsi im i dhënë pas dynjasë! A mos vallë shkrehja jote në adhurim dhe moskokëçarja e mangësia në faljet e urdhëruara shkaktohen nga shumësia e preokupimeve të tua të kësaj dynjaje, apo për shkak se ti nuk mund të gjesh kohë të përshtatshme për t’u përpjekur për të fituar mjetet e jetesës? A mos vallë ti u krijove vetëm për këtë botë, që ti po e harxhon të gjithë kohën tënde për të?

    Ti e di se, për sa ka të bëjë me aftësitë e tua, ti je më superior se të gjitha kafshët, dhe, për sa ka të bëjë me gjetjen dhe sigurimin e gjërave të domosdoshme të jetës së dynjasë, ti madje nuk ke fuqi të arrish edhe një trumcak, atëherë përse ti nuk mund ta kuptosh se detyra jote theme- lore nuk është që ti të punosh si një kafshë, por është të harxhosh e të bësh përpjekjet e tua për një të vërtetë, për jetën e amshuar, ashtu si qënia e vërtetë njerëzore.

    Përveç kësaj, gjërat që ti i quan prokopi të kësaj bote, shumica e tyre nuk të përket ty dhe janë ato tek të cilat ti ndërhyn me zell të tepruar, janë gjëra të rëndomta të cilat të ngatërrojnë. Ti lë mënjanë gjërat thelbësore dhe e kalon kohën tënde për të fituar informacione jothelbësore që janë gjëra të dorës së dytë, sikur ti ke për të jetuar me mijëra vite. Për shembull, ti e harxhon më kot kohën tënde të çmueshme në gjëra të pavlefshme të tilla, si: Si janë unazat rreth Saturnit dhe sa pula ka në Amerikë? Sikur ti po bëhesh një ekspert në astronomi apo në statistika!..

    Në qoftë se ti thua: “Ajo që më largon mua nga faljet dhe adhurimi dhe që më bën mua të jem i shkrehur e moskokëçarës, nuk janë gjëra të parëndësishme si ato, por janë gjëra thelbësore, si të fituarit e mjeteve të jetesës.”

    Atëherë përgjigjja ime për ty është kjo: Në qoftë se ti punon me një pagë ditore njëqind qindarka dhe dikush do të të thonte ty: “Eja dhe gërmo këtu në këtë vend për dhjetë minuta, sepse ti do të gjesh një gur të çmuar, një brilant e një smerald, që kanë vlerën e njëqind florive.” Në qoftë se ti do ta refuzoje atë duke u përgjigjur: “Jo, nuk do të vij se paga ime ditore prej dhjetë qindarkash do të ulej dhe se ushqimi im do të jetë më i pakët”, natyrisht ti do të kuptoje se sa pretekst prej budallai do të ishte ai.

    Në të njëjtën mënyrë, ti punon në këtë kopsht për mjetet e tua të jetesës. Në qoftë se ti do ta braktisje namazin e detyruar, të gjithë frutat e përpjekjes dhe punës tënde do të ngushtoheshin vetëm tek një mjet jetese dynjaje, e parëndësishme, jo prodhuese dhe pa e mbledhur përfitimin dhe bereqetin e tij. Por në qoftë se ti do t’i shpenzoje kohët e tjera ndërmjet përiudhave të punës në kryerjen e faljes e cila është mjeti i rehatisë së shpirtit dhe i frymëmarrjes së zemrës, atëherë ti do të zbuloje dy thesare shpirtërore që janë një burim i rëndësishëm si për jetën frutdhënëse të kësaj bote, ashtu edhe për jetesën tënde dhe furnizimet për botën e përtejme:

    Thesari i parë: Nëpërmjet qëllimit të shëndoshë, ti do të marrësh pjesën tënde nga “tesbihatet” -lavdërimet dhe lartësimet- e ofruara nga të gjitha bimët, pemët, lulet dhe frutat që rriten në pemishten tënde.([2])

    Thesari i dytë: Çfarëdo që hahet prej prodhimeve të pemishtes, qoftë nga kafshët ose njerëzit, apo nga gjedhët e mizat ose nga blerësit apo vjedhësit, ajo do të bëhet si një lëmoshë, -sadeka-, e dhënë nga ti. Por kjo me kusht që ti të punosh në Emrin e Furnizuesit të vërtetë, brenda sferës së lejes së tij, dhe ta shikosh veten tënde si një nëpunës zyrtar për t’ua shpërndarë pasurinë e All-llahut xh.sh. krijesave të Tij...

    Prandaj shikoje se sa humbje e madhe do të bëhej prej atij i cili braktis faljet e detyruara. Sa pasuri të rëndësishme humbet ai, dhe ai mbetet i privuar nga ato dy rezultate dhe thesare të përhershëm të cilët e mbështesin njeriun me një fuqi shpirtërore për punë, që ngjallin tek ai një zell të fortë dhe moral për përpjekje dhe aktivitet; kështu ai bëhet i falimentuar. Madje kur të plaket, ai do të mërzitet nga marrja me kopshtari dhe humbet interesin për të, duke thënë: “Ç’më duhet kjo mua? Përse ta lodh veten time? Për kë të punoj? Unë do ta lë këtë botë nesër!” Kështu ai do ta hedhë veten e tij në dembeli. Ndërsa burri i parë thotë: “Unë madje do të përpiqem edhe më shumë në punën hallall përkrah adhurimit tim të shtuar me qëllim që të dërgoj edhe më shumë dritë tek varri im, dhe të siguroj më shumë fitime për jetën time në botën e përtejme.

    Shkurtazi: O nefs! Dije se: E djeshmja të ka lënë ty, dhe sa për të nesërmen, ti nuk ke asnjë dokument për ta provuar se ajo do të jetë e jotja. Prandaj dije se jeta jote e vërtetë është kjo ditë. Kështu, të paktën hidhe një nga orët e saj në arkën e kursimit për botën e përtejme si një fond rezervë, e cila është xhamia ose sexhadeja, me qëllim që të garantosh të ardhmen e vërtetë të përjetshme.

    Gjithashtu, mësoje se për ty dhe për gjithkënd çdo ditë e re është dera për një botë të re. Në qoftë se ti nuk i kryen faljet, atëherë bota e ditës tënde do të udhëtojë për tek bota e padukshme e errët, e mjerë dhe e dëshpëruar dhe do të dëshmojë kundra teje në botën e shembëllesës, sepse secili nga ne në çdo ditë ka botën e tij private nga ajo botë dhe natyra e saj varet nga zemra dhe nga veprimet e çdo njeriu.

    Ashtu si një pallat madhështor që reflekton në një pasqyrë i cili merr ngjyrën e pasqyrës, në qoftë se ajo është e zezë, ai duket i zi dhe, në qoftë se ajo është e kuqe, ai duket si i kuq, gjithashtu edhe ai merr cilësitë e pasqyrës; në qoftë se pasqyra është e lëmuar, ajo e tregon pallatin të jetë i bukur dhe në qoftë se nuk është, ajo e tregon pallatin e shëmtuar. Dhe ashtu si gjërat më delikate e të holla të cilat ajo i shfaq të trasha e të papërpunuara, edhe ti gjithashtu mund ta ndryshosh formën e botës tënde me zemrën tënde, me mendjen, me veprat dhe me dëshirat. Ti mund ta bësh atë të dëshmojë për ty ose në favorin tënd, ose kundra teje.

    Në qoftë se ti i kryen pesë kohët e faljes në çdo ditë dhe nëpërmjet tyre ti drejtohesh ndaj Krijuesit të Gjithëlavdishëm të asaj bote, atëherë menjëherë në çast do të ndriçohet ajo botë e orientuar drejt teje, tamam sikur ti të hapje me nijetin e faljes çelësin e dritës. E ndriçoi atë llamba e namazit tënd, i shpërndau errësirat e asaj bote, dhe atëherë, aty transformohen dhe ndryshohen të gjitha shqetësimet dhe dëshpërimet të cilat janë rreth teje në dynja, dhe i shikon ato se janë një sistem i urtë e i qëllimshëm dhe një shkrim domethënës i Fuqisë Hyjnore.

    Ato përhapin e lëshojnë një dritë nga vërseti اَللّٰهُ نُورُ السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضِ “All-llahu është Drita e qiejve dhe e tokës”([3]) i mbushur me drita në zemrën tënde, dhe në atë ditë bota jote ndriçohet nëpërmjet reflektimit të asaj drite. Ajo do ta bëjë atë të dëshmojë në favorin tënd nëpërmjet ndriçimit të saj.

    Ruhu, mos thuaj: “Çfarë janë faljet e mia në krahasim me realitetin e faljeve!”Sepse ashtu si bërthama e një hurmeje e cila përshkruan pemën e rritur, po ashtu falja përshkruan pemën tënde. Ndryshimi është vetëm në përmbledhje dhe detaje; ashtu si faljet e njerëzve të zakonshëm si ti e unë –madje edhe në qoftë se ata nuk janë të vetëdijshëm për të– kanë një pjesë nga ajo dritë si namazi i një shenjtori (evlijau). Ndodhet një mister në këtë të vërtetë, edhe në qoftë se nuk e kap atë vetëdija...

    Por zbulimi dhe ndriçimi ndryshon sipas shkallëve të atyre që i kryejnë ato, si ndryshimi i shkallëve të shumta që ndodhen midis bërthamës së hurmës me atë të pemës së rritur. Pavarësisht se në shkallët e faljes, fazat mund të jenë më të shumta, veçse ama në të gjitha ato shkallë ndodhet një themel nga ajo e vërtetë ndriçuese...

    اَللّٰهُمَّ صَلِّ وَسَلِّم۟ عَلٰى مَن۟ قَالَ «اَلصَّلَاةُ عِمَادُ الدّٖينِ» وَعَلٰى اٰلِهٖ وَصَح۟بِهٖ اَج۟مَعٖينَ

    “O All-llah jepi bekime e paqë atij, i cili tha: Pesë faljet në ditë janë shtyllat e fesë” dhe të gjithë familjes së tij dhe të gjithë shokëve të tij.”


    STACIONI I DYTË I FJALËS SË NJËZET E NJË

    Kjo përmban pesë ilaçe për pesë nga plagët e zemrës

    بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيمِ

    رَبِّ اَعُوذُ بِكَ مِن۟ هَمَزَاتِ الشَّيَاطٖينِ ۝ وَاَعُوذُ بِكَ رَبِّ اَن۟ يَح۟ضُرُونِ

    “Dhe thuaj: Zoti im! Të mbështetem Ty (të më ruash) nga pëshpëritjet e shejtanit. Dhe të mbështetem Ty, o Zoti im! Se përndryshe ata do të më afroheshin.”

    O ti që je goditur me sëmundjen e vesveses (pëshpëritje e iluzion, mashtrim nga Djalli, nga ide fikse!) A e di ti se kujt i ngjason ky iluzion e mashtrim? I ngjason një fatkeqësie. Sa më shumë rëndësi që t’u japësh atyre, aq më shumë ato zhvillohen. Në qoftë se ti nuk u jep rëndësi, ato shuhen e kapiten. Nëse ti i shikon ato si të mëdhaja, ato bëhen akoma më të mëdha. Në qoftë se ti i shikon si të vogla, ato bëhen më të vogla. Në qoftë se ti i ke frikë, ato të ënjtin dhe të bëjnë ty të sëmurë. Në qoftë se ti nuk i ke frikë, ato bëhen të lehta dhe mbeten të fshehura. Në qoftë se ti nuk e njeh natyrën e tyre të vërtetë, ato ngul-mojnë dhe vazhdojnë të ngulen e të zënë vend. Ndërsa në qoftë se ti e njeh realitetin e tyre, ato zhduken e ikin. Dhe kështu, unë do të të shpjegoj vetëm “Pesë Aspekte” të cilat, nga shumë lloje të këtyre vesveseve të kobshme janë ato që ndodhin më shumë. Sigurisht kjo mund të jetë shëruese për ty dhe për mua, veçse këto vesvese janë të tilla, saqë injornaca i fton ato, ndërsa njohja i zmbraps e i kundërshton ato. Në qoftë se nuk i njeh, ato vijnë; në qoftë se ti i njeh, ato ikin.

    ASPEKTI I PARË – PLAGA E PARË

    Shejtani në fillim hedh një dyshim në zemër. Në qoftë se zemra nuk e pranon atë, atëherë ai nga një dyshim shndërrohet në sharje e fyerje. Ai paraqet e pikturon para imagjinatës kujtesa të papastëra e të pahijshme të cilat janë kundra etikës, gjendje të shëmtuara që i ngjasojnë sharjes e fyerjes, dhe e bëjnë zemrën të thotë: “Oh medet!”, dhe e bëjnë atë të bie në dëshpërim. Njeriu duke vuajtur nga këto vesvese supozon se zemra e tij është mëkatare dhe se ajo ka vepruar gjëra të padrejta e të këqija para Krijuesit të tij Gjithëbujar dhe ndjen një turbullirë të tmerrshme dhe shqetësim. Me qëllim që të shpëtojë nga ajo, ai ikën nga prania Hyjnore dhe dëshiron të zhytet në pakujdesi.

    Ilaçi për këtë plagë është ky:

    O njeri i mjerë që po vuan nga vesveset (pëshpëritjet djallëzore)! Mos u shqetëso! Sepse ajo që vjen në mendjen tënde nuk është as sharje, as fyerje, por sigurisht është diçka imagjinare e paqenë. Ashtu si të imagjinuarit e kufrit, mosbesimit, që nuk është kufr, po ashtu ta ima- gjinosh sharjen, nuk është sharje, sepse sipas logjikës, të imagjinuarit nuk është gjykim, ndërsa sharja është një gjykim. Për më tepër, ato fjalë të shëmtuara, nuk janë fjalët e zemrës tënde, sepse zemra jote është e dëshpëruar dhe e hidhëruar prej tyre. Por sigurisht ato vijnë nga një aftësi e brendshme e vendosur pranë zemrës e cila është mjeti për pëshpëritjet e mashtrimet e Djallit. Prandaj dëmi i vesveses është të imagjinuarit e dëmit. Domethënë, është kur ne vuajmë dëm në zemër nëpërmjet të imaginuarit të tyre si të dëmshme, sepse njeriu e përfytyron një imagjinatë e cila s’ka asnjë bazë si të ishte realitet, pastaj ia atribuon zemrës veprat e shejtanit; pra të supozosh që fjalët e tij të jenë nga zemra. Një person i tillë e mendon atë imagjinatë të dëmshme, kështu ajo bëhet e dëmshme, dhe atëherë ai bie në dëm. Dhe pikërisht kjo është ajo që dëshiron shejtani.

    ASPEKTI I DYTË:

    Është ky: Kur kuptimet lindin e shfaqen nga zemra, ato futen në imagjinatë të zhveshura nga forma, atje ato vishen në formë të caktuar. Dhe imagjinata gjithmonë, për disa shkaqe të veçanta, thur një lloj formash. Ajo i lëshon në rrugë format e gjërave të cilave ajo u jep rëndësi. Çfarëdo kuptimi që kalon përmes imagjinatës, ajo ose i vesh atij një endje, ose ia var atë, ose e ndot atë, ose e mbulon atë. Në qoftë se kuptimet janë të pastërta e të kulluara dhe format janë të ndotura e të ulëta, atëherë nuk ka veshje, por ka thjesht kontakt, prekje.

    Njeriu me vesvese (iluzione djallëzore) ngatërron prekjen duke e pandehur atë të jetë veshje. Dhe thotë me vete: “Oh, medet! Sa e prishur është bërë zemra ime! Kjo ultësi dhe kjo poshtërsi do të më dëbojë mua nga mëshira e Zotit xh.sh.”. Shejtani e shfrytëzon plotësisht këtë damar të tij.

    Ilaçi për këtë plagë është siç vijon:

    Dëgjo o i mjerë! Ashtu si pastërtia e jashtme, që është mjeti për saktësinë e pastër të faljeve të tua, e cila nuk preket dhe nuk prishet nga papastërtia e brendësisë së organeve të tua të brendshme, po ashtu kuptimet e shenjta duke qenë pranë formave të papastërta nuk dëmtohen –prej atyre formave të papastërta.

    Për shembull: Ti mund të jesh duke shqyrtuar një nga vërsetet, shenjat e Zotit xh.sh., dhe befas ti ndjehesh i sëmurë, ose ndjen një dëshirë të madhe, oreks, ose një nxitje e fortë të prekë ndjenjën tënde, si nevoja për të bërë ujin e hollë, natyrisht imagjinata jote do të shohë çfarëdo që është e domosdoshme për të shëruar sëmundjen ose për t’iu përgjigjur nevojës, do ta shohë atë, i vesh forma të ulta të përshtatshme me to. Dhe kuptimet e ardhura nga reflektimi yt do të kalojnë midis atyre formave të ulëta imagjinare. Por nuk ka dëm në kalimin e tyre, as ndotje, as rrezik dhe as prishje. Në qoftë se ka ndonjë gabim, ai është nëse ti u jep rëndësi atyre dhe nëse imagjinon dëm prej tyre.

    ASPEKTI I TRETË:

    Është ky: Ndodhen disa lidhje të fshehta midis gjërave. Madje ndodhen fije lidhjesh në gjërat të cilat ne aspak nuk i parashikojmë. Këto fije, ose janë vetekzistuese, domethënë ato janë realitet, ose janë nga rezultatet e imagjinatës tënde e cila i ka bërë këto fije dhe i ka lidhur ato me njëra tjetrën sipas artit a punës me të cilën ajo është e preokupuar. Për shkak të këtij misteri lidhjesh, ndonjëherë, ndërsa je duke shikuar një gjë të shenjtë, të kujtohet një gjë e ndyrë.

    Ashtu siç thuhet në shkencën e retorikës, “Kundërvënia, e cila është shkaku i largësisë në botën e jashtme, është shkaku i afërsisë në imagjinatë”. Domethënë, ajo që bashkon format e dy gjërave të kundërta, është veçse imagjinata, sjellja ndërmend, kujtesat, mendimet, që ndodhin nëpërmjet kësaj lidhjeje që quhet, “bashkëshoqërim ideshë.”

    Për shembull, ndërsa ti je duke kryer faljen ose duke bërë lutje para Qabesë, në praninë Hyjnore, megjithëse je duke reflektuar mbi vërsetet kur’anore, ky bashkëshoqërim idesh të merr ty dhe të çon tek diçka shumë e largët, tek më e ulëta dhe tek më banalja e gjërave.

    Prandaj nëse koka jote është goditur me bashkëshoqërim idesh të tilla si ajo, kij kujdes! Mos u shqetëso e mos u tremb. Por, në momentin që të vish më vete, kthehu tek gjendja jote e natyrshme. Mos thuaj: “Oh çfarë gabimi kam bërë unë!” dhe pastaj të fillosh me ngut të hetosh shkakun, sepse nëpërmjet rëndësisë që i jep, ajo lidhje e dobët gjen forcë; sepse sa më shumë të shqetësohesh, aq më shumë rëndësi i jep ti asaj. Kujtesa jote e dobët bëhet e pandreqshme, pasi ato mendime shndërrohen në një shprehi –zakon– i ngulitur thellë që përparon gradu-alisht derisa transformohet në një sëmundje imagjinare. Por, mos u frikëso! Kjo nuk është sëmundje e zemrës. Kjo llojë kujtese vjen kryesisht në mënyrë të pavullnetshme; në mënyrë të veçantë, ky lloj është më i përgjithshëm e i zakonshëm tek njerëzit e ndjeshëm dhe nervozë. Shejtani depërton thellë me këto vesvese.

    Şu yaranın merhemi şudur ki:

    Tedai-yi efkâr, galiben ihtiyarsızdır. Onda mes’uliyet yoktur. Hem tedaide, mücaveret var; temas ve ihtilat yoktur. Onun için efkârın keyfiyetleri, birbirine sirayet etmez, birbirine zarar vermez. Nasıl ki şeytan ile melek-i ilham, kalp taraflarında mücaveretleri var ve füccar ve ebrarın karabetleri ve bir meskende durmaları, zarar vermez. Öyle de tedai-yi efkâr sâikasıyla istemediğin pis hayalat, gelip nezih efkârın içine girse zarar vermez. Meğer kasden olsa veya zarar zannıyla onunla ziyade meşgul olsa. Hem bazen kalp yoruluyor. Fikir, kendini eğlendirmek için rastgele bir şeyle meşgul olur. Şeytan fırsat bulur, pis şeyleri önüne serpiyor, sürüyor.

    DÖRDÜNCÜ VECİH

    Amelin en iyi suretini taharriden neş’et eden bir vesvesedir ki takva zannıyla teşeddüd ettikçe hal ona şiddetlenir. Hattâ bir dereceye varır ki o adam amelin daha evlâsını ararken harama düşer. Bazen bir sünnetin araması, bir vâcibi terk ettiriyor. “Acaba amelim sahih oldu mu?” der, iade eder. Bu hal devam eder. Gayet yeise düşer. Şeytan şu halinden istifade eder, onu yaralar.

    Şu yaranın iki merhemi var:

    Birinci merhem: Bu gibi vesvese Ehl-i İtizal’e lâyıktır. Çünkü onlar derler: “Medar-ı teklif olan ef’al ve eşya, kendi zatında, âhiret itibarıyla ya hüsnü var; sonra o hüsne binaen emredilmiş veya kubhu var; sonra ona binaen nehyedilmiş. Demek eşyada, âhiret ve hakikat nokta-i nazarında olan hüsün ve kubuh zatîdir; emir ve nehy-i İlahî ona tabidir.” Bu mezhebe göre insan, her işlediği amelde şöyle bir vesvese gelir: “Acaba amelim nefsü’l-emirdeki güzel surette yapılmış mıdır?”

    Amma mezheb-i hak olan Ehl-i Sünnet ve Cemaat derler ki: Cenab-ı Hak bir şeye emreder, sonra hasen olur. Nehyeder, sonra kabih olur. Demek emir ile güzellik, nehiy ile çirkinlik tahakkuk eder. Hüsün ve kubuh mükellefin ıttılaına bakar ve ona göre takarrur eder. Şu hüsün ve kubuh ise surî ve dünyaya bakan yüzünde değil belki âhirete bakan yüzdedir.

    Mesela, sen namaz kıldın veya abdest aldın. Halbuki namazını ve abdestini fesada verecek bir sebep, nefsü’l-emirde varmış. Lâkin sen ona hiç muttali olmadın. Senin namazın ve abdestin hem sahihtir hem hasendir. Mutezile der: “Hakikatte kabih ve fâsiddir. Lâkin senden kabul edilir. Çünkü cehlin var, bilmedin ve özrün var.” Öyle ise Ehl-i Sünnet mezhebine göre, zâhir-i şeriata muvafık olarak işlediğin ameline: “Acaba sahih olmuş mu?” deyip vesvese etme. Fakat “Kabul olmuş mu?” de; gururlanma, ucbe girme.

    İkinci merhem: Dinde harec yoktur. لَا حَرَجَ فِى الدّٖينِ Madem dört mezhep haktır. Madem istiğfara müncer olan derk-i kusur ise gurura müncer olan hüsn-ü amelin rü’yetine –böyle vesveseli adama– müreccahtır. Yani böyle vesveseli adam, amelini güzel görüp gurura düşmektense amelini kusurlu görse, istiğfar etse daha evlâdır.

    Madem böyledir, sen vesveseyi at. Şeytana de ki: Şu hal, bir harecdir. Hakikat-i hale muttali olmak güçtür. Dindeki yüsre münafîdir. لَا حَرَجَ فِى الدّٖينِ ۝ اَلدّٖينُ يُس۟رٌ esasına muhaliftir. Elbette böyle amelim bir mezheb-i hakka muvafık gelir. O bana kâfidir. Hem lâekall ben aczimi itiraf ederek ibadeti lâyık-ı vechile eda edemediğimden istiğfar ve tazarru ile merhamet-i İlahiyeye dehalet edip kusurum affolunmak, kusurlu amelim kabul olunmak için mütezellilane bir niyaza vesiledir.

    BEŞİNCİ VECİH

    Mesail-i imaniyede şüphe suretinde gelen vesvesedir. Bîçare vesveseli adam, bazen tahayyülü, taakkul ile iltibas eder. Yani hayale gelen bir şüpheyi, akla girmiş bir şüphe tevehhüm edip itikadına halel gelmiş zanneder. Hem bazen tevehhüm ettiği bir şüpheyi, imana zarar veren bir şek zanneder. Hem bazen tasavvur ettiği bir şüpheyi, tasdik-i aklîye girmiş bir şüphe zanneder. Hem bazen bir emr-i küfrîde tefekkürü, küfür zanneder. Yani dalaletin esbabını anlamak suretinde kuvve-i müfekkirenin cevelanını ve tetkikatını ve bîtarafane muhakemesini, hilaf-ı iman zanneder.

    İşte telkinat-ı şeytaniyenin eseri olan şu zanlardan ürkerek “Eyvah! Kalbim bozulmuş, itikadıma halel gelmiş.” der. O haller, galiben ihtiyarsız olduğundan cüz-i ihtiyarîsiyle ıslah edemediğinden yeise düşer.

    Bu yaranın merhemi şudur ki:

    Tahayyül-ü küfür, küfür olmadığı gibi tevehhüm-ü küfür dahi küfür değildir. Tasavvur-u dalalet, dalalet olmadığı gibi tefekkür-ü dalalet dahi dalalet değildir. Çünkü hem tahayyül hem tevehhüm hem tasavvur hem tefekkür; tasdik-i aklîden ve iz’an-ı kalbîden ayrıdırlar, başkadırlar. Onlar bir derece serbesttirler. Cüz-i ihtiyariyeyi pek dinlemiyorlar. Teklif-i dinî altına çok giremiyorlar. Tasdik ve iz’an, öyle değiller. Bir mizana tabidirler. Hem tahayyül, tevehhüm, tasavvur, tefekkür nasıl ki tasdik ve iz’an değiller. Öyle de şüphe ve tereddüt sayılmazlar. Fakat eğer lüzumsuz tekrar ede ede müstekar bir hale gelse o vakit hakiki bir nevi şüphe, ondan tevellüd edebilir. Hem bîtarafane muhakeme namıyla veya insaf namına deyip şıkk-ı muhalifi iltizam ede ede, tâ öyle bir hale gelir ki ihtiyarsız taraf-ı muhalifi iltizam eder. Ona vâcib olan hakkın iltizamı kırılır. O da tehlikeye düşer. Hasmın veya şeytanın bir vekil-i fuzulîsi olacak bir halet, zihninde takarrur eder.

    Şu nevi vesvesenin en mühimmi budur ki: Vesveseli adam, imkân-ı zatî ile imkân-ı zihnîyi birbiriyle iltibas eder. Yani bir şeyi zatında mümkün görse o şeyi zihnen dahi mümkün ve aklen meşkuk tevehhüm eder. Halbuki ilm-i kelâmın kaidelerindendir ki imkân-ı zatî ise yakîn-i ilmîye münafî değil ve zaruret-i zihniyeye zıddiyeti yoktur. Mesela, şu dakikada Karadeniz’in yere batması, zatında mümkündür ve o imkân-ı zatî ile muhtemeldir. Halbuki yakînen, o denizin yerinde olduğunu hükmediyoruz, şüphesiz biliyoruz. Ve o ihtimal-i imkânî ve o imkân-ı zatî, bize şek vermez, bir şüphe getirmez, yakînimizi bozmaz. Mesela, şu güneş zatında mümkündür ki bugün gurûb etmesin veya yarın tulû etmesin. Halbuki bu imkân yakînimize zarar vermez, şüphe getirmez.

    İşte bunun gibi mesela, hakaik-i imaniyeden olan hayat-ı dünyeviyenin gurûbuna ve hayat-ı uhreviyenin tulûuna, imkân-ı zatî cihetinde gelen vehimler, yakîn-i imanîye zarar vermez. Hem لَا عِب۟رَةَ لِل۟اِح۟تِمَالِ ال۟غَي۟رِ النَّاشِئِ عَن۟ دَلٖيلٍ yani “Bir delilden neş’et etmeyen bir ihtimalin hiç ehemmiyeti yoktur.” olan kaide-i meşhure hem usûlü’d-din hem usûlü’l-fıkhın kaide-i mukarreresindendir.

    Eğer desen: Bu derece mü’minlere muzır ve müz’iç olan vesvese, ne hikmete binaen bize bela olmuş?

    Elcevap: İfrata varmamak hem galebe çalmamak şartıyla asl-ı vesvese; teyakkuza sebeptir, taharriye dâîdir, ciddiyete vesiledir. Lâkaytlığı atar, tehavünü def’eder. Onun için Hakîm-i Mutlak, şu dâr-ı imtihanda, şu meydan-ı müsabakada bize bir kamçı-yı teşvik olarak vesveseyi şeytanın eline vermiş. Beşerin başına vuruyor. Şayet ziyade incitse Hakîm-i Rahîm’e şekva etmeli اَعُوذُ بِاللّٰهِ مِنَ الشَّي۟طَانِ الرَّجٖيمِ demeli.

    1. Kur’an, 4:103
    2. Shënim: Ky Stacioni ishte një mësim për dikë që është në një pemishte, prandaj ai u shpjegua në këtë mënyrë. Autori.
    3. Kur’an, 24:35