Translations:Yirmi İkinci Söz/312/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    11.11, 6 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 201048 numaralı sürüm ("Kështu, në qoftë se ne do t’i vendosnim këto farëra me radhë në saksi, ti e beson, ashtu siç ka ndodhur, se secila bimë do të shfaqet bashkë me format e saj të mrekullueshme dhe me trajtat dhe anëtarët e saj. Në qoftë se ato grimca nuk do të ishin nëpunëse të ngarkuara të Një të Vetmi i Cili i njeh të gjitha gjendjet dhe rrethanat e çdo gjëje, i Cili është i aftë që t’i japë çdo gjëje një ekzistencë të përshtatshm..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Kështu, në qoftë se ne do t’i vendosnim këto farëra me radhë në saksi, ti e beson, ashtu siç ka ndodhur, se secila bimë do të shfaqet bashkë me format e saj të mrekullueshme dhe me trajtat dhe anëtarët e saj. Në qoftë se ato grimca nuk do të ishin nëpunëse të ngarkuara të Një të Vetmi i Cili i njeh të gjitha gjendjet dhe rrethanat e çdo gjëje, i Cili është i aftë që t’i japë çdo gjëje një ekzistencë të përshtatshme për të dhe gjithçka që është e domosdoshme për të dhe fuqisë së të Cilit i nënshtrohet gjithçka me lehtësi të plotë, atëherë çdo grimcë dheu duhej të kishte aq shumë fabrika jolëndore dhe presa tipografike, aq sa numri i të gjitha bimëve të lulëzuara e frutdhënëse, me qëllim që secila të bëhej burim i të gjitha atyre qënieve të gjithëfarshme e të ndryshme, pjesët e të cilave, anëtarët dhe format janë të gjitha të largëta dhe të ndryshme nga njëra-tjetra; ose ndryshe do të ishte e domosdoshme që t’u atribuoje atyre qënieve një njohuri gjithëpërfshirëse dhe një fuqi të aftë për t’i formuar ato, që të jenë burim për të gjitha ato.