Translations:Yirmi İkinci Söz/318/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    11.14, 6 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 201059 numaralı sürüm ("Ashtu si në çdo grimcë që ndodhen dy dëshmitarë që tregojnë se Ai është Ekzistuesi i Vetëm i Domosdoshëm i Unitetit, po ashtu në çdo qënie të gjallë ndodhen dy shenja që tregojnë se Ai është i Vetëm dhe Vetekzistuesi Përjetësisht. Po, në çdo qënie të gjallë ndodhet një '''Vulë e Njësisë Hyjnore''' dhe një '''Stampë e Vetekzistuesit Përjetësisht''', sepse një qënie e gjallë shfaq së bashku në pasqyrën e saj shum..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Ashtu si në çdo grimcë që ndodhen dy dëshmitarë që tregojnë se Ai është Ekzistuesi i Vetëm i Domosdoshëm i Unitetit, po ashtu në çdo qënie të gjallë ndodhen dy shenja që tregojnë se Ai është i Vetëm dhe Vetekzistuesi Përjetësisht.

    Po, në çdo qënie të gjallë ndodhet një Vulë e Njësisë Hyjnore dhe një Stampë e Vetekzistuesit Përjetësisht, sepse një qënie e gjallë shfaq së bashku në pasqyrën e saj shumicën e Emrave Hyjnorë, shfaqjet e të cilëve janë të dukshëm në univers. Mjaft thjesht, ashtu si një pikë përqëndrimi, çdo qënie e gjallë shfaq manifestimin e Emrit më të Madh të El-Hajj, El Kajjum, i Gjalli i Përjetshëm, Vetekzistuesi i Përjetshëm. Kështu, meqenëse ajo tregon një lloj hije të Njësisë së Esencës Hyjnore nën perden e Emrit El Muhji, Jetëdhënësi, ajo mban një stampë të Njësisë Hyjnore.