Translations:Yirmi İkinci Söz/362/sq
Po, duke supozuar dikënd duke i thënë një molle të vetëdijshme: “Ti je vepra ime e artit.” Nëpërmjet gjuhës së gjendjes së saj të natyrshme, molla do t’i përgjigjej atij: “Hesht! Në qoftë se ti do të ishe i në gjendje të formoje të gjitha mollat e tjera në tokë, në qoftë se ti do t’i drejtoje e t’i bëje të gjitha shoqet e mia, pemët e tjera frutdhënëse të shpërndara gjithandej tokës, si dhe të gjitha dhuratat e të Gjithëmëshirshmit që burojnë nga thesari i mëshirës, që vjen me anijen e pranverës, vetëm atëherë ti mund të pretendosh të jesh krijuesi im.” Molla do ta thonte këtë dhe do t’i jepte një shuplakë atij personi idiot...