Translations:Yirmi İkinci Söz/385/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    19.10, 8 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 201906 numaralı sürüm ("Në të vërtetë, në qoftë se do ta shikoje Kur’anin me sytë e zemrës së shëndoshë, ti do të shohësh se gjashtë aspektet e tij janë aq të ndritshme e të tejdukshme, saqë asnjë errësirë, asnjë dyshim, apo iluzion dhe asnjë mashtrim nuk mund të hyjnë në të, apo të gjejnë ndonjë plasaritje e çarje përmes të cilave të futen tek sfera e pastërtisë së tij, '''sepse sipër tij është stampa e mrekullisë, poshtë tij është..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Në të vërtetë, në qoftë se do ta shikoje Kur’anin me sytë e zemrës së shëndoshë, ti do të shohësh se gjashtë aspektet e tij janë aq të ndritshme e të tejdukshme, saqë asnjë errësirë, asnjë dyshim, apo iluzion dhe asnjë mashtrim nuk mund të hyjnë në të, apo të gjejnë ndonjë plasaritje e çarje përmes të cilave të futen tek sfera e pastërtisë së tij, sepse sipër tij është stampa e mrekullisë, poshtë tij është prova dhe dëshmia; prapa tij është pika e tij e mbështetjes, shpallja e pastër Hyjnore; para tij është lumturia e kësaj bote dhe e tjetrës; në të djathtën e tij është dorëzimi dhe vërtetimi i mendjes nëpërmjet të pyeturit të saj; në të majtën e tij është vërtetimi i ndërgjegjjes duke dëshmuar; ana e brendshme e tij në mënyrë të vetëkuptueshme është udhëzim i pastër i të Gjithëmëshirshmit dhe nga ana e tij e jashtme, në mënyrë të dukshme, janë dritat e besimit. Frutat e tij me të gjithë sigurinë janë dijetarët të cilët janë stolisur me të gjitha plotësimet njerëzore dhe arritjet. Në qoftë se ti do ta ngjisje veshin tënd tek kraharori i asaj gjuhe të fshehur, ti do të dëgjoje nga larg një jehonë qiellore shumë të këndshme e të njohur, tej mase serioze dhe jashtëzakonisht të lartë e të zbukuruar me prova, e cila përsërit: لَٓا اِلٰهَ اِلَّا هُوَ “Nuk ka Zot tjetër përveç Atij” Ajo e pohon këtë me një siguri të tillë saqë e thotë atë me shkallën e “sigu-risë absolute”, dhe të ndriçon ty me ‘sigurinë e shkallës së njohjes’ e cila është ‘siguria e shkallës së të shikuarit’...