Translations:Yirmi Üçüncü Söz/137/sq
Kështu pra, njeriu është një vepër antike e përkryer arti, i punuar nga Krijuesi i Gjithëditur. Ai është mrekullia më e hijshme dhe e hollë e të Plotfuqishmit, i Cili e krijoi që t’i shfaqë tek ai të gjithë Emrat e Tij së bashku me mbishkrimet dhe skalitjet e tyre në formën e një modeli të zvogëluar të universit.