Translations:Yirmi Üçüncü Söz/143/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    16.21, 9 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 202351 numaralı sürüm ("Atëherë pashë se ura që më ishte shfaqur, ishte një rrugë që kalonte përmes një fushe të sistemuar; kuptova qartë se varret e mëdha që kisha parë në anën e djathtë, nga maja gjer në fund, ishin vetëm kopshte të blerta e të bukura që ngjallnin qetësi e kënaqësi shpitërore; se ato ishin vende shërbimi e kuvendimi, për të përmendur e për ta adhuruar Zotin xh.sh., dhe të gjitha këto realizoheshin nën drejtimin e njerëzve d..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Atëherë pashë se ura që më ishte shfaqur, ishte një rrugë që kalonte përmes një fushe të sistemuar; kuptova qartë se varret e mëdha që kisha parë në anën e djathtë, nga maja gjer në fund, ishin vetëm kopshte të blerta e të bukura që ngjallnin qetësi e kënaqësi shpitërore; se ato ishin vende shërbimi e kuvendimi, për të përmendur e për ta adhuruar Zotin xh.sh., dhe të gjitha këto realizoheshin nën drejtimin e njerëzve dritëdhënës. Sa për humnerat dhe trazirat në të majtën time të cilat i kisha përfytyruar të tërbuara e të stuhishme, tani i shoh se ato ishin vende gostie, argëtimi, vende shëtitjeje dhe kënaqësie përtej maleve dhe ishin të këndshme e të zbukuruara; ndërsa krijesat që i përfytyroja të llahtarshme, tani i pashë se ishin kafshë të buta si deve, buaj, dele e dhi. Atëherë duke deklaruar:

    اَلْحَمْدُ لِلّٰهِ عَلٰى نُورِ الْاٖيمَانِ

    “I lavdëruar eshtë All-llahu për dritën e besimit”

    Unë recitova ajetin Kur’anor:

    اَللّٰهُ وَلِىُّ الَّذٖينَ اٰمَنُوا يُخ۟رِجُهُم۟ مِنَ الظُّلُمَاتِ اِلَى النُّورِ

    “Zoti është mbrojtësi i atyre që besojnë; Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë.”

    Dhe u zgjova nga ajo gjendje.