Translations:Yirmi Üçüncü Söz/184/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    21.34, 9 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 202500 numaralı sürüm ("Kështu, o njeri, në qoftë se do të ishe vetëm rob i Atij, do të fitoje një vend i cili do të të jepte epërsi ndaj të gjitha krijesave. Mirëpo nëse ti do të refuzoje për të qenë robi i Zotit xh.sh., madje do ta shpërfillje robërinë ndaj tij, atëherë ti do të bëheshe një skllav i fyer e i poshtëruar përpara krijesave të pafuqish-me. Në qoftë se ti do të mbështeteshe tek egoja dhe forca jote duke hequr dorë nga lutja dhe mb..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Kështu, o njeri, në qoftë se do të ishe vetëm rob i Atij, do të fitoje një vend i cili do të të jepte epërsi ndaj të gjitha krijesave. Mirëpo nëse ti do të refuzoje për të qenë robi i Zotit xh.sh., madje do ta shpërfillje robërinë ndaj tij, atëherë ti do të bëheshe një skllav i fyer e i poshtëruar përpara krijesave të pafuqish-me. Në qoftë se ti do të mbështeteshe tek egoja dhe forca jote duke hequr dorë nga lutja dhe mbështetja tek Ai, natyrisht kjo do të përbënte arrogancë dhe shmangie nga e drejta. Si pasojë, do të zbrisje më ulët se sa milingona dhe bleta në lidhje me mirësinë dhe mjeshtërinë dhe do të bëheshe më i dobët se sa merimanga apo miza; dhe ti do të bëheshe më i rëndë se sa mali dhe më i dëmshëm se sa murtaja, për sa i përket të keqes dhe shkatërrimit.