Translations:Yirmi Üçüncü Söz/185/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    21.35, 9 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 202502 numaralı sürüm ("Po, o njeri! Ti ke dy aspekte: '''Njëri aspekt:''' është ai i aftësisë mjeshtërore i të mirës, ekzistencës, veprimit dhe pozitivizmit. Ndërsa '''aspekti tjetër''': është ai i shkatërrimit, i mosekzistencës, i së keqes, negativizmit dhe i pasivitetit. Në lidhje me aspektin e parë, ti je më i ulët se sa një bletë apo një harabel dhe më i dobët se sa një merimangë apo një mizë; kurse në lidhje me aspektin dytë, ti mund të ka..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Po, o njeri! Ti ke dy aspekte:

    Njëri aspekt: është ai i aftësisë mjeshtërore i të mirës, ekzistencës, veprimit dhe pozitivizmit. Ndërsa aspekti tjetër: është ai i shkatërrimit, i mosekzistencës, i së keqes, negativizmit dhe i pasivitetit. Në lidhje me aspektin e parë, ti je më i ulët se sa një bletë apo një harabel dhe më i dobët se sa një merimangë apo një mizë; kurse në lidhje me aspektin dytë, ti mund të kalosh malet, tokën dhe qiejt pasi more përsipër një barrë, një amanet, para së cilës ato shprehën pafuqinë e tyre për ta mbajtur atë barrë nga e cila u tërhoqën. Ti zë një sferë më të shtrirë dhe më të gjerë se sa ato, sepse kur ti ndërmerr një vepër të mirë ose prodhon diçka të dobishme, je në gjendje ta bësh këtë vetëm sipas shkallës së aftësisë tënde, sipas shkallës së përpjekjes dhe fuqisë tënde, aq sa mund të arrijë dora jote. Ndërsa kur ti kryen një akt të shëmtuar ose bën shkatërrim, atëherë e keqja jote përmbyt dhe shkatërrimi yt përhapet e përgjithësohet.