Translations:Yirmi Üçüncü Söz/209/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    21.53, 9 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 202552 numaralı sürüm ("Pa dyshim, këto aparatura të mrekullueshme nuk iu dhanë njeriut për jetën e parëndësishme tokësore, por për një jetë të përhershme e kuptimplotë, sepse në rast se do të krahasonim njeriun me kafshët, do të vërenim se njeriu është njëqind herë më i pasur për sa u përket gjymtyrëve dhe organeve. Kurse në kënaqësitë e jetës materiale ai zbret njëqind shkallë më poshtë se kafshët. Kjo ndodh sepse njeriu në çdo kënaqë..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Pa dyshim, këto aparatura të mrekullueshme nuk iu dhanë njeriut për jetën e parëndësishme tokësore, por për një jetë të përhershme e kuptimplotë, sepse në rast se do të krahasonim njeriun me kafshët, do të vërenim se njeriu është njëqind herë më i pasur për sa u përket gjymtyrëve dhe organeve. Kurse në kënaqësitë e jetës materiale ai zbret njëqind shkallë më poshtë se kafshët.

    Kjo ndodh sepse njeriu në çdo kënaqësi që arrin gjen shenjat e mijëra dhimbjeve e plagëve, dhimbjet e së kaluarës, frikësimet e së ardhmes si dhe hidhërimet e kohës së zbrazur. Gjithashtu ndodhen dhimbje edhe si rezultat i frikës për zhdukjen e kënaqësisë së pranishme. Të gjitha këto prishin shijet dhe kënaqësitë, pasi çdo kënaqësi lë nga pas shenja dhimbjeje.

    Kurse kafshët janë ndryshe. Ato i marrin kënaqësitë pa dhimbje dhe gjejnë argëtim pa brengosje. As hidhërimet e së shkuarës nuk u shkaktojnë vuajtje atyre, dhe as frikësimet e së ardhmes nuk u japin ankth. Ato jetojnë në rehati dhe shprehin falënderime ndaj Krijuesit me gjuhën e tyre të veçantë.