Translations:Yirmi Üçüncü Söz/218/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    22.01, 9 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 202570 numaralı sürüm ("Papritmas skena ndryshoi. Isha në një tunel në një tren, i cili ecte shumë shpejt dhe sikur shkonte poshtë pingul. Me kapi frika, por çfarë mund të bëja, s’kisha rrugë shpëtimi ndokund. Çuditërisht u shfaqën lule joshëse dhe fruta të këndshme në të dyja anët e trenit. Ndërkohë unë si një i çmendur i papërvojë, pasi i vështrova, zgjata dorën time duke u orvatur t’i këpus lulet e frutat, por ato ishin mbushur me gjemba dh..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Papritmas skena ndryshoi. Isha në një tunel në një tren, i cili ecte shumë shpejt dhe sikur shkonte poshtë pingul. Me kapi frika, por çfarë mund të bëja, s’kisha rrugë shpëtimi ndokund. Çuditërisht u shfaqën lule joshëse dhe fruta të këndshme në të dyja anët e trenit. Ndërkohë unë si një i çmendur i papërvojë, pasi i vështrova, zgjata dorën time duke u orvatur t’i këpus lulet e frutat, por ato ishin mbushur me gjemba dhe i bëra duart gjak kur i preka. Me lëvizjen e trenit duart e mia u çorrën kur po ndaheshin nga lulet.

    Ndërkaq, papritmas rojtari i trenit tha: “Më jep mua pesë qindarka dhe unë do të të jap sa të duash prej atyre luleve e frutave. Dëmi që i ke shkaktuar vetes duke u përgjakur me përpjekjet e tua, është më tepër se njëqind monedha në vend të pesë qindarkave. Përveç kësaj, ti do të dënohesh pasi nuk mund t’i këpusësh ato pa leje.”