Translations:Yirmi Dördüncü Söz/236/sq
Dhe është ekzaktësisht e njëjta gjë për Krijuesin, Mbështetësin e të gjitha botëve, i Cili është Sunduesi i parapërjetësisë dhe i paspërjetësisë; në shkallët e Hyjnisë së Tij Ai ka Atribute, Emra e tituj të cilat janë të gjitha të ndryshme, por që shikojnë njëra-tjetrën; në sferat e Hynisë së Tij Ai ka shenja e Emra të ndryshëm, të cilët janë njëri brenda tjetrit; në veprat e Tij madhështore Ai ka përfaqësues e Emërtime të ndryshme, të cilët i ngjasojnë njëri-tjetrit; në dispozitat e fuqisë së Tij, Ai ka tituj të cilët janë të gjithë të ndryshëm, por që aludojnë për njëri-tjetrin; në manifestimet e Atributeve të Tij Ai ka shfaqje të shenjta të cilat janë të gjitha të ndryshme por që tregojnë njëra-tjetrën; në shfaqjet e akteve të Tij Ai ka vendime e dispozita të urta të cilat janë prej llojeve të shumta por që plotësojnë njëra-tjerën; në artin e Tij shumëngjyrësh dhe në shumëllojshmërinë e krijesave Ai ka aspekte madhështore të Hyjnisë të cilat janë të gjitha të ndryshme por që shikojnë njëra-tjetrën.