Translations:Yirmi Dördüncü Söz/245/sq
Në të njëjtën mënyrë, njeriu, i cili është privilegjuar me shfaqjen e Emrave të shumtë Hyjnorë dhe që është ngarkuar me detyra të shumta dhe që është i sprovuar me armiq të shumtë, ai përmend shumë për mbrojtje shumë nga Emrat e Bukur të All-llahut në lutjet e tij, në duatë e tij. Ashtu si Muhammedi Arab Alejhis Salatu Ves-selam., i cili është shkaku i krenarisë së njerëzimit dhe me të vërtetë ishte njeriu më i plotë, lutej dhe kërkonte mbrojtje nga zjarri me njëmijë e një Emra në Duanë e tij të titulluar, Xheushen el Kebir. Dhe kështu, për shkak të këtij misteri, sureja, En-Nas:
قُل۟ اَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ مَلِكِ النَّاسِ اِلٰهِ النَّاسِ مِن۟ شَرِّ ال۟وَس۟وَاسِ ال۟خَنَّاسِ
“Thuaj: ‘I mbështetem Zotit të njerëzve, Mbisunduesit të njerëzve, të Adhuruarit të njerëzve, që të më ruajë nga e keqja e vesvesit, e pëshpëritjes së djallit.”([1])
Urdhëron që ne t’i kërkojmë mbrojtje All-llahut nëpërmjet tre titujve dhe tek: بِس۟مِ اللّٰهِ الرَّح۟مٰنِ الرَّحٖيمِ Bismil-Lahir-Rrahmanirr- Rrahim, “Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti” tregon kërkimin e ndihmës nëpërmjet tre Emrave.
- ↑ Kur’an, 114: 1-4