Translations:Yirmi Dördüncü Söz/266/sq
E dyta: Është drita dhe rrezatimi, të cilat, me lejen e Krijuesit të Gjithurtë, Dielli ua jep Hënës dhe planetëve. Pas kësaj drite dhe rrezëllimi universal dhe të shtrirë, Hëna, drita e të cilës është si një hije e dritës së Diellit, përfiton nga Dielli në një mënyrë universale. Pastaj është rrezatimi i Hënës dhe shkëlqimi në një mënyrë të veçantë mbi botët, ajrin dhe tokën e shndëritshme dhe në një formë të veçantë mbi grimcat e tejndritshme të tokës dhe mbi molekulat e ajrit.