Translations:Yirmi Dördüncü Söz/271/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    19.06, 10 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 203146 numaralı sürüm ("Kështu, në mënyrën e Parë, '''‘Lulja’, ‘Pikëla’''' dhe '''‘Atomi’''', secili mund të thotë: “Unë jam një pasqyrë për Diellin e të gjitha botëve.” Por në mënyrën e dytë secila prej tyre nuk mund të thotë ashtu. Por thotë: “Unë jam pasqyra e diellit tim, ose “pasqyra e diellit i cili shfaqet në specien time,” sepse ajo është mënyra në të cilën ato e njohin diellin. Ato nuk mund ta shohin diellin i cili shi..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Kështu, në mënyrën e Parë, ‘Lulja’, ‘Pikëla’ dhe ‘Atomi’, secili mund të thotë: “Unë jam një pasqyrë për Diellin e të gjitha botëve.” Por në mënyrën e dytë secila prej tyre nuk mund të thotë ashtu. Por thotë: “Unë jam pasqyra e diellit tim, ose “pasqyra e diellit i cili shfaqet në specien time,” sepse ajo është mënyra në të cilën ato e njohin diellin. Ato nuk mund ta shohin diellin i cili shikon tërësinë e botës. Ndërsa dielli i atij individi, specieje ose lloji, shfaqet për të brenda limiteve kufizuese. Dhe ajo nuk mund t’ia atribuojë e t’ia ngjisë atij dielli të kufizuar veprat e pakufizuara dhe të paana të Diellit absolut.

    Sepse ajo nuk mund t’ia atribuojë diellit brenda atyre caqeve të ngushta dhe atyre limiteve kufizuese, me ndonjë dëshmi të zemrës, veprat e tij madhështore si furnizimi i të gjithë faqes së tokës me dritë e nxehtësi, duke lëvizur e gjallëruar jetët e të gjitha bimëve dhe kafshëve, dhe duke i bërë planetët të rrotullohen rreth tij.

    Madje, edhe në qoftë se ato tre gjëra -të cilat ne i supozuam të kishin vetëdije- do t’ia atribuonin ato vepra të çuditshme diellit të cilin ato e shikojnë nën kufizime, ato do të mund ta bënin këtë vetëm me mendje, nëpërmjet besimit dhe nëpërmjet një nënshtrimi të plotë se ajo gjë e kufizuar është pikërisht absolutja... Ndërsa këto gjykime të ‘Lules, të ‘Piklës’ dhe të ‘Atomit’- të cilat ne i supozuam të kishin arsye ashtu si një qënie njerëzore- t’ia atribuosh këto gjykime -domethënë ato vepra madhështore të Diellit-, diejve të tyre, bëhet nëpërmjet mendjes dhe arsyes dhe jo nëpërmjet dëshmimit. Në të vërtetë, ndonjëherë gjykimet e tyre lidhur me besimin mund të përplasen me dëshmimet e tyre lidhur me Kozmosin. Ato vetëm mund t’i besojnë me vështirësi të madhe.