Translations:Yirmi Dördüncü Söz/288/sq
Kështu, për shkak të këtij misteri, Kur’ani e përmend Ringjalljen dhe Kijametin në nivelin më të lartë dhe në mënyrën më të plotë të detajuar, po kështu edhe profeti Muhammed Alejhis Salatu Ves-selam i cili u nderua me dritat e Emrit më të madh, udhëzon për tek ato të dyja. Dhe siç kërkohet nga urtësia e udhëzimit, profetët e mëparshëm nuk e shpjeguan ringjalljen në shkallën më të lartë dhe me detajet më të mëdha, por në mënyrë të përmbledhur, meqenëse popujt e tyre ishin në fazat e thjeshta fillestare dhe në një nivel primitiv.
Dhe gjithashtu për shkak të këtij misteri, disa nga ata të cilët ndjekin rrugën e shenjtërisë nuk i panë, ose nuk mundën t’i demonstronin disa nga të vërtetat e besimit tek shkalla më e lartë. Gjithashtu për shkak të këtij misteri, ndodhen shumë ndryshime në shkallët e atyre të cilët kanë njohuri për All-llahun. Kështu, mistere të shumta si këto, zbulohen nga kjo e vërtetë.