Translations:Yirmi Dördüncü Söz/300/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    20.16, 10 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 203204 numaralı sürüm ("Për shembull, Një herë në prani të Profeti i Nderuar Alejhis Salatu Ves-selam u dëgjua një shungulimë e thellë. Atëherë Profeti i Nderuar Alejhis Salatu Ves-selam tha: “Ky është zëri i një shkëmbi që ka qenë duke u rrokullisur për shtatëdhjetë vjet dhe vetëm në këtë moment ai ka prekur fundin e Ferrit.” Dikush i cili e ka dëgjuar këtë hadith por nuk e di të vërtetën e ngjarjes zhytet në mohim. Por atëherë pas njëzet..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Për shembull, Një herë në prani të Profeti i Nderuar Alejhis Salatu Ves-selam u dëgjua një shungulimë e thellë. Atëherë Profeti i Nderuar Alejhis Salatu Ves-selam tha: “Ky është zëri i një shkëmbi që ka qenë duke u rrokullisur për shtatëdhjetë vjet dhe vetëm në këtë moment ai ka prekur fundin e Ferrit.” Dikush i cili e ka dëgjuar këtë hadith por nuk e di të vërtetën e ngjarjes zhytet në mohim. Por atëherë pas njëzet minutash që u fol hadithi, u vërtetua në mënyrë të sigurt, pasi një person erdhi tek Profeti i Nderuar Alejhis Salatu Ves-selam dhe i tha se “hipokriti i famshëm, filani, vdiq para njëzet minutash.” Atëherë u vërtetua në mënyrë të sigurt se Profeti i Nderuar Alejhis Salatu Ves-selam e kishte përshkruar në mënyrën më elokuente se e gjithë jeta e hipokritit, i cili ishte shtatëdhjetë vjeç, kishte qenë si një gurë i Ferrit duke u rrokullisur poshtë për në fund të Ferrit në mënyrë të vazhdueshme e duke rënë në nivelin më të ulët të mosbesimit. Dhe Zoti i Plotëfuqishëm e bëri atë shumgullimë, atë zhurmë, të dëgjohej në çastin e vdekjes së tij dhe e bëri si shenjë për të.