Translations:Yirmi Dördüncü Söz/318/sq
– لَو۟ وُزِنَتِ الدُّن۟يَا عِن۟دَ اللّٰهِ جَنَاحَ بَعُوضَةٍ مَا شَرِبَ ال۟كَافِرُ مِن۟هَا جُر۟عَةَ مَاءٍ – أو كما قال
"Nê goftë se dynjaja do tê ishte aq me vlerë sa kyahu i një mize për Zotin e Plotëfugishëm, jobesimtarët nuk do të kishin pirë prej saj as edhe një pikë ujë" Realiteti i tij është ky: Fraza عِن۟دَ اللّٰهِ “Për Zotin e Plotëfuqishëm”, i referohet dhe shpreh Botën e përjetshme. Atëherë një dritë nga bota e përjetshme, sikur të ishte sa krahu i një mizeje, ajo (dritë) do të ishte më e shtrirë dhe më përgjithësuese meqë është e përjetshme; ajo është më e madhe se sa një dritë e përkohshme e cila mbush faqen e tokës.
Hadithi shpreh kuptimin se nuk duhet të thuash që e gjithë dynjaja e madhe është e barabartë me krahun e një mize, por krahasimi është se bota private e çdo individi e cila është vendosur brenda jetës së tij të shkurtër nuk është e barabartë me një dritë të përjetshme Hyjnore dhe me mirësinë e Tij të përgjithshme nga bota e amshuar, sikur këto të ishin sa krahu i një mize.