Translations:Yirmi Dördüncü Söz/323/sq
Përgjigjja: E vërteta e kësaj është kjo: Për secilën nga shkronjat e Kur’anit Gjithurtësi ka një meritë, thevab dhe secila është një vepër e mirë. Por nga mirësia Hyjnore, thevabi dhe merita e këtyre shkronjave lulëzohen dhe ndonjëherë fitojnë dhjetë, ndonjëherë shtatëdhjetë dhe ndonjëherë shtatëqind merita, si shkronjat e Ajeti Kursisë, ndonjëherë ato fitojnë njëmijë e pesëqind merita, si shkronjat e sures Ihlas, ndonjëherë dhjetë mijë si vërsetet e recituara në Lejle el Beraet në natën e Beraetit, dhe si ato që përkojnë me kohë të tjera të pranueshme e të vlefshme.
Ndonjëherë ato fitojnë tridhjetëmijë merita, si vërsetet e recituara në Natën e Kadrit të cilat janë si fara hashashi në shumësinë e tyre. Dhe ajo kuptohet nga treguesi se shpërblimi në “Atë natë është i barasvlershëm sa për një mijë muaj”, ku në atë natë një shkronjë ka tridhjetë mijë thevabe.
Kështu Kur’ani i Gjithurtë së bashku me shumëfishimin e thevabeve kurrësesi nuk mund të vihet në peshore dhe nuk do të vihet. Por kjo mund të barazohet me bazën e thevabit të disa sureve.