Translations:Yirmi Dördüncü Söz/333/sq
Pastaj, gjërat e botës së përjetshme nuk mund të maten me shkallën e kësaj bote. Gjëja më e madhe këtu nuk mund të jetë e barabartë me gjënë më vogël atje, sepse meritat -shpërblimet- e veprimeve shikojnë tek ajo botë e përjetshme, dhe shikimi i ynë i ngushtë i kësaj bote është i mangët për to. Ne nuk mund t’i përfshijmë ato me mendjet tona të kufizuara.
Për shembull, مَن۟ قَرَاَ هٰذَا اُع۟طِىَ لَهُ مِث۟لُ ثَوَابِ مُوسٰى وَ هَارُونَ "Kushdo që e lexon këtë i jepet shpërblimi i Musait due i Harunit"
Domethënë:
اَل۟حَم۟دُ لِلّٰهِ رَبِّ السَّمٰوَاتِ وَ رَبِّ ال۟اَرَضٖينَ رَبِّ ال۟عَالَمٖينَ، وَلَهُ ال۟كِب۟رِيَاءُ فِى السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضِ وَ هُوَ ال۟عَزٖيزُ ال۟حَكٖيمُ اَل۟حَم۟دُ لِلّٰهِ رَبِّ السَّمٰوَاتِ وَ رَبِّ ال۟اَرَضٖينَ رَبِّ ال۟عَالَمٖينَ، وَلَهُ ال۟عَظَمَةُ فِى السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضِ وَ هُوَ ال۟عَزٖيزُ ال۟حَكٖيمُ وَلَهُ ال۟مُل۟كُ رَبُّ السَّمٰوَاتِ وَ هُوَ ال۟عَزٖيزُ ال۟حَكٖيم
“I gjithë lavdërimi i takon Zotit, Krijuesit, Mbështetësit të qiejve dhe Mbështetësit të tokës, dhe Mbështetësit të të gjitha botëve, Atij i takon fuqia në qiej e në tokë, dhe Ai është i Plotëfuqishmi, i Gjithurti. I gjithë lavdërimi i përket All-llahut xh. sh., Mbështetësit të qiejve dhe Mbështetësit të tokës, krijuesit të të gjitha botëve, dhe Atij i takon lartësia në qiejt dhe në tokën, dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Gjithurti. Dhe i Tij është sundimi, Mbështetësi i qiejve dhe Ai është i Plotëfuqshmi, i Gjithëurti.”