Translations:Yirmi Dördüncü Söz/387/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    13.04, 11 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 203439 numaralı sürüm ("Krijuesi i Gjithurtë u përgjigjet lutjeve të tyre shpirtërore dhe u dhuron farërave të njërës specie prej tyre krahë të vockëla të bëra prej qimeve. Ato fluturojnë duke u shpërndarë gjithandej. Kjo bën që Emrat Hyjnorë të lexohen në Emrin e specieve të tyre –ashtu si farërat e bimëve me gjemba dhe e disa luleve të verdha.– Dhe Ai u jep disa specieve një mish të shijshëm e të bukur i cili është edhe i domosdoshëm dhe i..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Krijuesi i Gjithurtë u përgjigjet lutjeve të tyre shpirtërore dhe u dhuron farërave të njërës specie prej tyre krahë të vockëla të bëra prej qimeve. Ato fluturojnë duke u shpërndarë gjithandej. Kjo bën që Emrat Hyjnorë të lexohen në Emrin e specieve të tyre –ashtu si farërat e bimëve me gjemba dhe e disa luleve të verdha.– Dhe Ai u jep disa specieve një mish të shijshëm e të bukur i cili është edhe i domosdoshëm dhe i këndshëm për qëniet njerëzore. Ai e bën njeriun që t’u shërbejë atyre dhe t’i mbjellë ato gjithkund. Disa specieve të tjera, Ai u jep, duke mbuluar një kockë të ashpër e të patretshme, mishin që e gëlltisin kafshët me qëllim që ato të shpërndajnë farërat nëpër anët e tokës. Disave Ai u jep kthetra të vogëla që të kapen e të ngjiten me gjërat nëpërmjet prekjes më të vogël; dhe kështu ato kalojnë nga një vend për tek tjetri duke ngritur flamurin e specieve dhe duke shfaqur artet e mahnitshme të Krijuesit të Gjithëlavdishëm. Disa specieve mes bimëve, si pjepri i hidhur, Ai u jep një forcë si atë të saçmes së madhe të një pushke, me qëllim që në kohën e pjekjes, pjeprat e vegjël të cilët janë frutat e tij, të bien, të qëllojnë e të hapin zjarr me farërat e tyre si predha në largësinë e disa metrave, që t’i mbjellë ato. Ato veprojnë kështu me qëllim që me shumë gjuhë ta lavdërojnë Krijuesin e Gjithditur dhe të recitojnë Emrat e Tij të bukur. Dhe ju mund të mendoni për shembuj të tjerë në këtë mënyrë.