Translations:Yirmi Dördüncü Söz/421/sq
Dhe për shembull, pjepri shpreh njëmijë qëllime në zemrën e tij në formën e bërthamave apo të farave të tij: “O Krijuesi im! Unë dëshiroj të shpall qëndisjet e Emrave të Tu të bukur në të gjitha anët e tokës.” Meqenëse Zoti i Plotëfuqishëm e di se si do të ndodhin gjërat në të ardhmen, Ai e pranon qëllimin e tyre si një adhurim i vërtetë. Rregulli, “Qëllimi i besimtarit është më i mirë se sa veprimet e tij.” aludon për këtë mister. Dhe urtësia në dhënien e falënderimeve në numër të pakufizuar kuptohet nga ky mister, si
سُب۟حَانَكَ وَ بِحَم۟دِكَ عَدَدَ خَل۟قِكَ وَ رِضَاءَ نَف۟سِكَ وَ زِنَةِ عَر۟شِكَ وَ مِدَادِ كَلِمَاتِكَ وَ نُسَبِّحُكَ بِجَمٖيعِ تَس۟بٖيحَاتِ اَن۟بِيَائِكَ وَ اَو۟لِيَائِكَ وَ مَلٰئِكَتِكَ
“Lavdia e lavdërimi të takojnë Ty sa numri i krijesave të Tua, që mund të jenë aq të kënaqshme për Ty sa shtrirja e Fronit Tënd dhe sa boja e Fjalëve të Tua, dhe ne të lavdërojmë Ty me të gjitha lavdërimet e profetëve të Tu, të Evlijave dhe të melekëve.”