Translations:Yirmi Dördüncü Söz/422/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    18.47, 11 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 203511 numaralı sürüm ("Dhe ashtu si një oficer përgjegjës i cili ia paraqet të gjitha detyrat dhe arritjet e ushtarëve mbretit në emrin e Tij, po ashtu njeriu, i cili vepron si një oficer për krijesat e tjera dhe si komandant për kafshët e bimët, i cili ka aftësinë e të qënit Kalifi i Zotit për krijesat në tokë, që e konsideron veten e tij përgjegjës dhe vekil për çfarë ndodh në botën e tij të veçantë... ai thotë me gjuhën e të gjithëve: اِ..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Dhe ashtu si një oficer përgjegjës i cili ia paraqet të gjitha detyrat dhe arritjet e ushtarëve mbretit në emrin e Tij, po ashtu njeriu, i cili vepron si një oficer për krijesat e tjera dhe si komandant për kafshët e bimët, i cili ka aftësinë e të qënit Kalifi i Zotit për krijesat në tokë, që e konsideron veten e tij përgjegjës dhe vekil për çfarë ndodh në botën e tij të veçantë... ai thotë me gjuhën e të gjithëve:

    اِيَّاكَ نَع۟بُدُ وَاِيَّاكَ نَس۟تَعٖينُ

    “Vetëm Ty ne të adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë.”([1])

    Ai ia paraqet adhurimin dhe kërkimin e ndihmës së të gjitha krijesave të Adhuruarit të Gjithëlavdishëm në emrin e tij. dhe thotë;

    سُب۟حَانَكَ بِجَمٖيعِ تَس۟بٖيحَاتِ جَمٖيعِ مَخ۟لُوقَاتِكَ وَ بِاَل۟سِنَةِ جَمٖيعِ مَص۟نُوعَاتِكَ

    “Lavdia të takon Ty me të gjitha tesbihatet e krijesave të Tua dhe me të gjitha gjuhët e artifakteve të Tua.”

    Ai gjithashtu thotë:

    اَللّٰهُمَّ صَلِّ عَلٰى مُحَمَّدٍ بِعَدَدِ ذَرَّاتِ ال۟كَائِنَاتِ وَ مُرَكَّبَاتِهَا

    O Zot! Jepi bekime Muhammedit A.S.M. sa numri i grimcave në ekzistencë dhe sa numri i të gjitha përbërjeve të tyre.

    Ai jep bekime për profetin Muhammed (A.S.M.) në Emrin e çdo gjëje. Sepse çdo gjë lidhet me Dritën Muhammedane. Dhe kështu, ti mund të kuptosh urtësinë e pafundësinë e numrave të tesbihateve dhe salevateve për profetin Muhammed (A.S.M.).

    1. Kur’an, 1: 5