Translations:Yirmi Beşinci Söz/973/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.20, 12 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 203674 numaralı sürüm ("Atëherë, po të kishte qenë i mundur kundërshtimi, a do të ishte e mundur të zgjidhej lufta dhe shkatërrimi kur kjo ishte rruga më e rrezikshme e më e vështira; ndërsa para tyre ishte një zgjidhje e lehtë, si kundërshtimi i Kur’anit me një ose dy rreshta duke shfuqizuar pretendimin e tij e duke e sfiduar atë? Po, a do të ishte e mundur për atë popull të zgjuar, atë komb të mençur politikisht, të cilët në një kohë qeverisën..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Atëherë, po të kishte qenë i mundur kundërshtimi, a do të ishte e mundur të zgjidhej lufta dhe shkatërrimi kur kjo ishte rruga më e rrezikshme e më e vështira; ndërsa para tyre ishte një zgjidhje e lehtë, si kundërshtimi i Kur’anit me një ose dy rreshta duke shfuqizuar pretendimin e tij e duke e sfiduar atë? Po, a do të ishte e mundur për atë popull të zgjuar, atë komb të mençur politikisht, të cilët në një kohë qeverisën botën me politikat e tyre, të linin rrugën më të gjatë e më të shkurtër, të kollajtë e më të lehtë, e të zgjidhnin rrugën më të vështirë e cila do t’ua flakte jetën dhe pasuritë e tyre në rrezik? Sepse, në qoftë se letrarët e tyre do të mundnin ta kundërshtonin me pak fjalë, Kur’ani do të kishte hequr dorë nga pretendimi i tij dhe kështu, do të kishin shpëtuar nga katastrofa materiale e morale. Ndërsa ata zgjodhën një rrugë të frikshme e të gjatë, si lufta.