Translations:Yirmi Beşinci Söz/977/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.23, 12 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 203682 numaralı sürüm ("'''Përgjigjja:''' Në qoftë se kundërshtimi do të kishte qenë i mundur, padyshim përpjekja do të kishte qenë bërë, sepse ajo ishte çështje nderi e krenarie dhe jeta e pasuria ishin në rrezik. Dhe në qoftë se do të kishte patur vërtet përpjekje, sigurisht do ta kishin mbështetur shumë një përpjekje të tillë, sepse ata që e kundërshtojnë të vërtetën me kryeneçësi kanë qenë gjithmonë shumë. Në qoftë se ajo do të kishte..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Përgjigjja: Në qoftë se kundërshtimi do të kishte qenë i mundur, padyshim përpjekja do të kishte qenë bërë, sepse ajo ishte çështje nderi e krenarie dhe jeta e pasuria ishin në rrezik. Dhe në qoftë se do të kishte patur vërtet përpjekje, sigurisht do ta kishin mbështetur shumë një përpjekje të tillë, sepse ata që e kundërshtojnë të vërtetën me kryeneçësi kanë qenë gjithmonë shumë. Në qoftë se ajo do të kishte pasur shumë mbështetës, ata sigurisht do të ishin bërë të famshëm me të, sepse madje edhe diskutimet e parëndësishme tërheqin çudinë e njerëzve dhe gjejnë famë në histori e tregime. Kështu, një diskutim a kundërshtim i jashtëzakonshëm dhe një ngjarje e tillë si ajo, nuk do të kishte mbetur sekret. Gjërat më të shëmtuara e të ulëta kundra Islamit janë treguar e janë bërë të famshme. Ndërsa përveç një ose dy tregimeve rreth Musejleme Gënjeshtarit, asgjë tjetër nuk është njoftuar. Musejleme ishte shumë elokuent, por kur krahasohet me komentimin e Kur’anit i cili ka një bukuri të pafund, fjalët e atij gënjeshtari kalonin në histori si fjalë boshe e absurditete.

    Kështu, mrekullia e elokuencës së Kur’anit është aq e sigurtë sa, dy edhe dy bëjnë katër. Dhe kështu është çështja.