Translations:Yirmi Beşinci Söz/1024/sq
Kështu, përveç këtyre shkronjave në fillimet e sureve –Shifrat Hyjnore– duke shfaqur pesë ose gjashtë shkreptima të tjera të mrekullisë si kjo, dijetarët e mirëfilltë në misteret e shkencës së shkronjave dhe autoritetet midis evlijave kanë nxjerrë shumë sekrete nga këto”mukataat,” dhe kanë zbuluar të vërteta të tilla, saqë sipas tyre, këto shkronja në vetvete formojnë mrekullinë më brilante. Meqenëse ne nuk jemi pjesë a grup i sekreteve të tyre dhe, gjithashtu ne nuk mund të japim prova që t’i shikojnë të gjithë sytë, ne nuk mund ta hapim atë derë.
Kështu, ne do të mjaftohemi duke i referuar lexuesit tek pesë ose gjashtë shkreptimat e shpjeguara të mrekullisë, që lidhen me “Mukata-at” në trajtesën “Isharatu-l I’xhaz.”