Translations:Yirmi Beşinci Söz/1027/sq
Në fillimin e sures, për të provuar Ditën e Kijametit, ajo thotë: “Ne e kemi bërë tokën si një djep të stolisur bukur për ju, dhe malet si shtylla mbështetëse të mbushura plot thesare për shtëpitë tuaja e për jetët tuaja. Dhe Ne ju bëmë ju në çifte, duke e dashur e duke iu afruar njëri-tjetrit. Ne e kemi bërë natën një mbulesë për gjumin e për lehtësimin tuaj, e kemi bërë ditën arenën, prej të cilës për të fituar mjetet tuaja të jetesës, e kemi bërë diellin si një llambë dritëdhënëse e për të sjellë nxehtësi, dhe nga retë Ne lëshojmë ujë, sikur ato të ishin burime që prodhojnë ujin e jetës. Ne krijojmë lehtë e shpejt nga uji i thjeshtë gjëra të ndryshme që mbajnë lule e fruta, të cilat transportojnë të gjithë ushqimin tuaj. Dhe këto i bëjmë kollaj, dhe me një kohëzgjatje të shkurtër.