Translations:Yirmi Beşinci Söz/1034/sq
Ashtu si një komandant madhështor, i cili formon e hap dy zyra për të përshtatur e koordinuar kërkesat e domosdoshme për luftim, njëra prej të cilave shërben për strategji dhe tjetra për të rekrutuar ushtarët. Kur ato kërkesa dhe luftimi të kenë përfunduar, ai vetë u drejtohet atyre dy zyrave, me qëllim që t’i transformojë ato në diçka tjetër dhe i përdor për disa çështje të tjera. Secila nga ato dy zyra do të shprehej, ose permes gjuhës së atyre që janë punësuar në të, ose përmes gjendjes së saj, nëse do të bëhej të flasë: “O Komandant! Na jep një shtyrje afati, me qëllim që të pastrojmë copat e thërrimet e punëve tona të mëparshme e t’i flakim ato jashtë dhe atëherë Ti na ndero me praninë Tënde! Dhe pastaj thotë: Ja! Ne i hodhëm ato e tani ne po presim urdhrin Tënd! Urdhëro, bëj çfarë të duash! Sepse ne i bindemi komandës Tënde! Gjithçka që Ti bën është e vërtetë, e bukur dhe e dobishme.