Translations:Yirmi Beşinci Söz/1043/sq
Dhe për shembull, siç provohet tek fundi i “Fjalës së Nëntëmbëdhjetë”, fjalia تَج۟رٖى “…rend në rrugën e tij” tek vërseti, وَ الشَّم۟سُ تَج۟رٖى لِمُس۟تَقَرٍّ لَهَا “Edhe dielli rend në rrugën e tij për një kohë të përcaktuar për të.”([1]), hap një dritare për një stil të lartë, siç vijon: Përmes fjalëve: تَج۟رٖى “Rend në rrugën e tij”, domethënë, "Dielli rrotullohet", ai bën të ditur Madhështinë e Krijuesit nëpërmjet sjelljes ndërmend të vendosjeve të mirorganizuara të Fuqisë Hyjnore në ndryshimet e dimrit e të verës, të ditës e të natës dhe tërheq shikimet për tek letrat e të Përjetshmit të Vetëm të shkruara nga Pena e Fuqisë në faqet e stinëve, si dhe bën të ditur urtësinë e Krijuesit të Gjithëlavdishëm.
- ↑ Kur’an ; 36:38