Translations:Yirmi Beşinci Söz/1045/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    09.56, 12 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 203824 numaralı sürüm ("Prandaj duke njoftuar Njësinë Hyjnore, dhe në kuptim thotë: '''“Një llambë e pashpirt dhe e dobishme, kurrësesi nuk është e denjë për t’u adhuruar.”''' Pastaj lëvizja e diellit me fjalën تَج۟رٖى '''“Rend”''' i kujton mendjes sistemimet e çuditshme të mirëvendosura të Fuqisë Hyjnore në ndryshimet e natës e të ditës, të dimrit e të verës dhe duke bërë kështu, njofton madhështinë e Fuqisë së Krijuesit të Vet..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Prandaj duke njoftuar Njësinë Hyjnore, dhe në kuptim thotë: “Një llambë e pashpirt dhe e dobishme, kurrësesi nuk është e denjë për t’u adhuruar.” Pastaj lëvizja e diellit me fjalën تَج۟رٖى “Rend” i kujton mendjes sistemimet e çuditshme të mirëvendosura të Fuqisë Hyjnore në ndryshimet e natës e të ditës, të dimrit e të verës dhe duke bërë kështu, njofton madhështinë e Fuqisë së Krijuesit të Vetëm në Hyjninë e Tij.

    Domethënë, ajo e kthen mendjen e njeriut nga dielli e hëna për tek fletët e natës dhe të ditës dhe të dimrit e të verës si dhe tërheq vëmendjen tek rreshtat e ngjarjeve të shkruara në ato fletë. Po, në të vërtetë, Kur’ani nuk bën fjalë për diellin apo për hir të diellit, por për Atë të Vetmin, i Cili e ndriçon atë. Gjithashtu ai nuk flet për natyrën e diellit për të cilën njeriu nuk ka nevojë, por për detyrën e diellit që është ajo e burimit për rregullsinë e artit Hyjnor, qendra për rregullin e krijueshmërisë Hyjnore, një sovajkë për harmoninë dhe rregullin e artit Hyjnor në gjërat, të cilat Skalitësi i parapërjetësisë i thur me fijet e ditës e të natës.