Translations:Yirmi Beşinci Söz/1058/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    10.18, 12 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 203846 numaralı sürüm ("Kështu, vendosja e jashtëzakonshme e shkronjave tek pjesa e përmendur këtu, dhe lidhjet e tyre të fshehura, renditja e bukur, rregullsia dhe harmonia e hollë tregojnë aq qartë, sa dy edhe dy bëjnë katër, se nuk është brenda limiteve të mendimit njerëzor për ta përpiluar Kur’anin. Sa për rastësinë, është krejtësisht e pamundur të ketë ndërhyrë. Atëherë, ashtu si rregulli i çuditshëm e i mrekullueshëm dhe rregullsia në..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Kështu, vendosja e jashtëzakonshme e shkronjave tek pjesa e përmendur këtu, dhe lidhjet e tyre të fshehura, renditja e bukur, rregullsia dhe harmonia e hollë tregojnë aq qartë, sa dy edhe dy bëjnë katër, se nuk është brenda limiteve të mendimit njerëzor për ta përpiluar Kur’anin. Sa për rastësinë, është krejtësisht e pamundur të ketë ndërhyrë. Atëherë, ashtu si rregulli i çuditshëm e i mrekullueshëm dhe rregullsia në vendosjen e këtyre shkronjave që janë mjete për rrjedhshmërinë dhe elokuencën në fjalët, po ashtu mund të ndodhen shumë shembuj të fshehtë të urtësisë. Meqenëse një renditje e tillë si kjo është vëzhguar tek shkronjat, sigurisht tek fjalët, fjalitë dhe kuptimet është vëzhguar një renditje e tillë misterioze dhe një harmoni e tillë brilante, saqë syri që do ta shikonte do të deklaronte: “Mashaall-llah”! Dhe arsyeja që do ta perceptonte, do të thonte me çudi: “Barekall-llah”!