Translations:Otuzuncu Söz/188/sq
Por në qoftë se uni e harron urtësinë e krijimit të tij dhe ngjitet tek rangu i Modelit më të bukur, braktis detyrën e tij të natyrshme, e shikon vetveten vetëm në dritën e kuptimit të tij emëror, formal dhe të dukshëm; në qoftë se beson se ai e ka në pronësi vetveten, atëherë ai e ka tradhëtuar amanetin dhe përfshihet brenda paralajmërimit Hyjnor:
وَ قَد۟ خَابَ مَن۟ دَسّٰيهَا “Dhe vërtetë që dështon ai i cili e prish vetveten.”([1]) Kështu frika e qiejve, e tokës dhe e maleve nga mbajtja e Amanetit, besimit, dhe frikësimi i tyre nga shirku hipotetik i supozuar është vetëm nga ky aspekt i Unit, i cili shkakton të gjitha llojet e shirkut (të përshkruarit ortakë me All-llahun xh.sh.) dhe të gjitha të këqijat dhe çudhëzimet.
- ↑ Kur’an, 91: 10