Translations:Otuzuncu Söz/193/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.03, 21 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 208013 numaralı sürüm ("'''Kështu, në këtë pozitë tradhtare ndaj Amanetit, ‘Uni’ është në një injorancë absolute. Madje edhe sikur ai të njihte me mijëra degë të shkencës, me injorancën e tij të përbërë ai është më injoranti,''' sepse kur shqisat e tij dhe mendimet fitojnë dritat e njohjes së universit, ato drita shuhen për shkak se një ‘Uni’ i tillë nuk gjen ndonjë përjetësojë ato. Prandaj shuhen të gjitha ato njohje, dhe bëhen errësi..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Kështu, në këtë pozitë tradhtare ndaj Amanetit, ‘Uni’ është në një injorancë absolute. Madje edhe sikur ai të njihte me mijëra degë të shkencës, me injorancën e tij të përbërë ai është më injoranti, sepse kur shqisat e tij dhe mendimet fitojnë dritat e njohjes së universit, ato drita shuhen për shkak se një ‘Uni’ i tillë nuk gjen ndonjë përjetësojë ato. Prandaj shuhen të gjitha ato njohje, dhe bëhen errësirë e dendur, pasi gjithçka që erdhi tek ai ngjyroset me ngjyrën e errët e të zymtë të vetes së tij; saqë madje sikur t’i vinte atij urtësi e pastër, urtësia do të merrte formën e një kotësie absolute brenda ‘Unit’, sepse ngjyra e ‘Unit’ që është në këtë gjendje, është shirku, është ateizmi dhe mohimi i Zotit të Plotëfuqishëm.

    Në qoftë se i gjithë universi do të ishte plotë shenja të ndritshme, një pikë e errët që gjendet tek ‘Uni’ i fsheh ato nga shikimi, dhe do t’i eklipsonte të gjitha ato drita sikur të ishin të shuara.