Translations:Otuzuncu Söz/198/sq
Linja e filozofisë që nuk i bindet linjës së fesë, duke marrë formën e një peme Zekkumi, i përhap errësirat e shirkut, të idhujtarisë dhe përhap çudhëzimet në të gjitha anët. Madje edhe në degën e fuqisë së mendjes, ajo prodhon frutin e Ateizmit, Materializmit dhe Natyralizmit për shkatërrimin e intelektit njerëzor. Dhe në degën e fuqisë së pasionit ajo derdh mbi kokën e njerëzimit frutat e tiranive të Nimrudit, Faraonit dhe Sheddadit. ([1]) Dhe në degën e fuqisë së orekseve e dëshirave shtazore, ajo rrit dhe mban frutat e hyjnive, idhujve dhe të atyre që pretendojnë hyjni.
- ↑ Po, në të vërtetë, ishte moçali i filozofisë Natyraliste që bëri të lindin idhujt dhe vendosi hyjnitë në kokat e grekëve të lashtë, që ushqyen dhe rritën Nimrudët dhe Faraonët. Dhe ishte përsëri e njëjta folozofi Natyraliste që prodhoi filozofitë e Egjiptit të lashtë dhe të Babilonisë, të cilat ose arritën shkallën e magjisë, ose meqenëse ato u përfaqësuan nga elita, u konsideruan të jenë magji nga njerëzit në përgjithësi. Po, sigurisht, në qoftë se njeriu nuk do ta perceptonte dritën e Zotit të Plotfuqishëm për shkak të perdes së natyrës, ai do t’ia atribuonte Hyjninë çdo gjëje, dhe kështu do t’i shkaktonte vetes së tij veçse shqetësim.