Translations:Otuzuncu Söz/199/sq
Dhe përbri kësaj peme të ndyrë, pemës së Zekkumit, e ka origjinën edhe pema Tuba e Adhurimit, ajo e linjës së profetësisë, këto janë në dy fytyrat e ‘Unit’. Degët e bekuara të linjës së profetësisë në kopshtin e globit tokësor janë si më poshtë vijon:
Në degën e intelektit ajo ka rritur frutet e profetëve, të mesazhierëve, evlijave, dhe të vërtetëve. Në degën e fuqisë së shtytjes, ajo ka prodhuar mbretër engjëllorë dhe sundimtarë të drejtë. Dhe në degët e Fuqisë së tërheqjes, ajo ka prodhuar njerëz me karakter të mirë, modestë, me sjellje të mira, bujarë dhe zemërbutë. Kështu, linja e profetësisë ka treguar se si njerëzimi është fruti më i përkryer i universit. Dhe kështu origjina e kësaj peme të bekuar dhe origjina e asaj peme të ndyrë janë dy anët e unit.