Translations:Otuzuncu Söz/214/sq
Shembulli i parë: Sipas rregullit të: تَخَلَّقُوا بِاَخ۟لَاقِ اللّٰهِ “Brumosuni me moralet e dhëna nga Zoti xh.sh.”, i cili është njëri nga parimet e linjës së profetësisë lidhur me jetën individuale, ndodhet instruksioni: “Dallohuni nga etika me etikën dhe me moralet e dhëna nga Zoti xh. sh. dhe kthehuni drejt Zotit të Plotfuqishëm me përulësi duke pranuar pafuqinë tuaj, varfërinë dhe mangësinë, dhe kështu jini robër të sinqertë në prezencën e Tij.” Atëherë ku është ky parim në krahasimin me rregulin egoist të filozofisë i cili është: “Përpiqu të imitosh Ekzistuesin e Vetëm të domosdoshëm!” që u bë synimi i njerëzimit për plotësim, dhe ku është esenca e humanizmit e cila është brumosur me pafuqi të pafundme, me dobësi, me varfëri dhe nevojë, dhe ku është Esenca e Ekzistuesit të vetëm të domsdoshëm i cili është i Plotfuqishëm pafundësisht, i gjithëpushtetshëm, i vetëmjaftueshëm, dhe absolutisht pa asnjë nevojë!...