Translations:Otuzuncu Söz/215/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.18, 21 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 208043 numaralı sürüm ("'''Shembulli i dytë:''' Midis parimeve të linjës së profetësisë lidhur me jetën shoqërore janë ato të ndihmës së ndërsjellë (reciproke), shpirtëmadhësia dhe bujaria. Ky parim sundon në të gjithë universin, duke filluar nga Dielli dhe Hëna dhe duke përfunduar tek bimët dhe kafshët, sepse ti, për shembull, i shikon bimët t’u japin ndihmë kafshëve, dhe kafshët u japin ndihmë qënieve njerëzore, madje edhe grimcat e ushqimit..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Shembulli i dytë: Midis parimeve të linjës së profetësisë lidhur me jetën shoqërore janë ato të ndihmës së ndërsjellë (reciproke), shpirtëmadhësia dhe bujaria.

    Ky parim sundon në të gjithë universin, duke filluar nga Dielli dhe Hëna dhe duke përfunduar tek bimët dhe kafshët, sepse ti, për shembull, i shikon bimët t’u japin ndihmë kafshëve, dhe kafshët u japin ndihmë qënieve njerëzore, madje edhe grimcat e ushqimit mbështesin qelizat e trupit. Ndërsa midis parimeve të linjës së filozofisë lidhur me jetën sociale është parimi i “konfliktit”, i cili buron nga keqpërdorimi i natyrave dhe i prirjeve të tyre të bashkëlindura nga një numër tiranësh, nga njerëz brutalë e mizorë dhe nga njerëz të egër e barbarë, madje aq shumë është zhytur filozofia në humbjen e saj, saqë ajo e ka marrë këtë parimin e “konfliktit” si themelor dhe të përgjithshëm, dhe si e çmendur ka deklaruar: “Jeta është një konflikt.”