Translations:Otuzuncu Söz/216/sq
Shembulli i tretë: Një nga rezultatet e vlefshme dhe nga parimet e lartësuara të linjës së profetësisë lidhur me Unitetin Hyjnor është:
اَل۟وَاحِدُ لَا يَص۟دُرُ اِلَّا عَنِ ال۟وَاحِدِ “Në qoftë se një gjë ka unitet, ajo duhet të burojë vetëm nga Një i vetëm.” Domethënë, meqenëse çdo gjë në vet- vete dhe tek të gjitha gjërat kolektivisht ka unitet, duhet patjetër që ato të jenë nga krijimi i një Qënieje të Vetme.”
Ndërsa njëri nga parimet e filozofisë së lashtë dhe nga besimi i saj është: اَل۟وَاحِدُ لَا يَص۟دُرُ عَن۟هُ اِلَّا ال۟وَاحِدُ “Nga njëri del (buron) vetëm një.” Domethënë, “Nga një person, vetëm një gjë e vetme mund të burojë, pastaj çdo gjë tjetër buron prej tij nëpërmjet ndërmjetësve.” Ky parim i gabuar e mashtrues i filozofisë i cili është i njollosur nga shirku e paraqet edhe të Vetëmjaftueshmin Absolut dhe të Plotfuqishmin Absolut sikur është në nevojë për ndërmjetësuesit e pafuqishëm, si dhe u jep të gjitha shkaqeve dhe ndërmjetësuesve një lloj ortakërie në Hyjninë e Tij. Ajo i atribuon Krijuesit të Gjithëlavdishëm titullin e “Motorit parësor” -Mendjes së parë-, titull ky që në fakt tregon statusin e krijesës. Dhe, për më tepër, ajo ua ndan pjesën tjetër të sovranitetit të Tij shkaqeve dhe ndërmjetësve, dhe kështu ajo hap rrugën e shirkut në mënyrën më gjithëpërfshirëse. Në qoftë se iluministët -ishrakijunët-, të cilët ishin filozofë të shquar, do të thonin absurditete e fjalë boshe si kjo, ju mund ta magjinoni se sa shumë absurde do të ishte ajo çfarë thonë filozofët më të ulët, si materialistët dhe natyralistët.