Translations:Otuzuncu Söz/217/sq
Shembulli i katërt: Sipas kuptimit të: وَ اِن۟ مِن۟ شَى۟ءٍ اِلَّا يُسَبِّحُ بِحَم۟دِهٖ
“Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.”([1]), i cili është njëri nga parimet e urta të profetësisë, “Në qoftë se qëllimi dhe urtësia e çdo gjëje, dhe sidomos e çdo gjëje të gjallë, ka një aspekt i cili shikon tek vetë qënia, atëherë qëllimet që kanë të bëjnë me Autorin dhe shembujt e urtësisë të cilët shikojnë Krijuesin e tyre duhet të jenë me mijëra. Çdo gjë, e madje një frut i vetëm, për shembull, ka aq shumë urtësi dhe aq shumë qëllime, aq sa të gjithë frutat e një peme.”
Ky parim, i cili është një e vërtetë e pastër, rrjedh nga bashkimi i njërës prej formave të filozofisë me linjën e profetësisë. Ndërsa parimet absurde të një filozofie mashtruese që nuk i janë bashkuar kësaj linje, thonë: “Urtësia e krijimit të çdo qënie të gjallë dhe dobia e saj shikojnë tek vetvetja, ose lidhen me dobitë për njerëzimin” . Kështu duke konsi- deruar në të një kotësi shumë të pakuptimtë, filozofia ia bashkangjit një qëllim, një frut të vockël, një pemeje aq të madhe sa një mal.
Për shkak se kjo e vërtetë është shpjeguar deri diku tek e Vërteta e Dhjetë e Fjalës së Dhjetë,
- ↑ Kur’an, 17: 44