Translations:Otuzuncu Söz/222/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.28, 21 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 208052 numaralı sürüm ("Një rezultat tjetër i themeleve të kalbura të linjës së filozofisë është se, megjithëse ‘Uni’ ka në vetvete vetëm një esencë të dobët, sikur të ishte ajër ose avull, mirëpo për shkak se qëndrimi fatzi i filozofisë e shikon atë si të lidhur vetëm me vetveten, ai lëngëzohet, pra ai ‘Uni’ si avull sikur bëhet lëng; dhe atëherë, për shkak të familiaritetit të tij dhe preokupimit me materializmin, ai ngurtësohet e fo..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Një rezultat tjetër i themeleve të kalbura të linjës së filozofisë është se, megjithëse ‘Uni’ ka në vetvete vetëm një esencë të dobët, sikur të ishte ajër ose avull, mirëpo për shkak se qëndrimi fatzi i filozofisë e shikon atë si të lidhur vetëm me vetveten, ai lëngëzohet, pra ai ‘Uni’ si avull sikur bëhet lëng; dhe atëherë, për shkak të familiaritetit të tij dhe preokupimit me materializmin, ai ngurtësohet e fortësohet; pastaj, nëpërmjet neglizhencës dhe mohimit, ai egoizëm, Uni, ngrin.

    Pastaj, nëpërmjet kryengritjes e mosbindjes ndaj urdhërave të Zotit xh.sh., ai bëhet, opak -i errët, i patejdukshëm- duke humbur tejdukshmërinë e tij; pastaj gradualisht bëhet më i dendur e më i trashë derisa mbështjell e gëlltit pronarin e tij. Më vonë ai bëhet i fryrë dhe i zgjeruar me mendimet e njerëzimit. Pastaj duke supozuar pjesën tjetër të humanizmit, dhe madje edhe shkaqet të jenë, si vetja e tij, ndonëse ato nuk e pranojnë këtë dhe e mohojnë, ai u jep secilës prej tyre statusin e një Faraoni.