Translations:Otuzuncu Söz/233/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.37, 21 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 208067 numaralı sürüm ("O shoku im, që po më shoqëron mua në udhëtimin tim imagjinar! Ajo tokë është natyra dhe filozofia Natyraliste. Tuneli është rruga që kanë hapur filozofët me mendimin e tyre me qëllim që ta arrijnë të vërtetën. Gjurmët e këmbëve të tyre që unë pashë ishin ato filozofë të famshëm si Platoni dhe Aristoteli. (<ref>Në qoftë se ti thua: “Po kush je ti që po i sfidon këta filozofë të famshëm? Ti je thjesht si një mizë dhe..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    O shoku im, që po më shoqëron mua në udhëtimin tim imagjinar! Ajo tokë është natyra dhe filozofia Natyraliste. Tuneli është rruga që kanë hapur filozofët me mendimin e tyre me qëllim që ta arrijnë të vërtetën. Gjurmët e këmbëve të tyre që unë pashë ishin ato filozofë të famshëm si Platoni dhe Aristoteli. ([1]) Zërat që dëgjova, ishin zërat e gjenive si Ibnu Sina dhe Farabiu. Po, në të vërtetë, unë shikoja disa fjalë dhe parime në disa vende të ndryshëm që i pati thënë Ibnu Sina, por ai kishte ngecur, krejtësisht ai nuk mundi të shkonte më tutje, domethënë ai u mbyt para se të arrinte të vërtetën. Sidoqoftë, me qëllim që të të shpëtojë ty nga kureshtja, unë të tregova ty një pjesë të vogël të së vërtetës. Tani unë po i kthehem udhëtimit tim.

    1. Në qoftë se ti thua: “Po kush je ti që po i sfidon këta filozofë të famshëm? Ti je thjesht si një mizë dhe megjithatë ti ndërhyn në fluturimin e shqiponjave”?
      Atëherë unë do t’i përgjigjesha: “Ndërsa duke pasur një mësues parapërjetësie si Kur’anin në çështjet lidhur me të vërtetën dhe njohjen e Zotit xh.sh. , unë nuk duhet t’u jap vlerë as sa krahu i një mize atyre shqiponjave, të cilët janë studentët e filozofisë së ndotur me çudhëzim dhe të intelektit të mashtruar. Sado më i ulët të isha në shkallë se sa ata, mësuesi i tyre është njëmijë herë më i ulët se sa mësuesi im. Me ndihmën e Mësuesit tim, materia e cila i mbyti ata, nuk mundi as edhe të lagë këmbën time. Po, një ushtar i thjesht i cili vepron në përputhje me ligjet dhe komandat e një mbreti të madh është në gjendje të arrijë më shumë rezultate të mëdhe se sa një mareshallë i një mbreti të vogël...”