Translations:Otuzuncu Söz/234/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.38, 21 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 208068 numaralı sürüm ("Dalëngadalë unë kuptova se mua më ishin dhënë në dorë dy gjëra për t’i përdorur. Njëra ishte një elektrik dore, ai do të largonte errësirat e dendura të Natyrës nëntokësore. Gjëja tjetër ishte një mjet i madh i cili, duke thyer shkrepa të fuqishëm dhe shkëmbinj të mëdhenj si male, do të hapte një rrugë për mua. Atëherë, një zë më tha tek veshi im: “Ky elektrik dore dhe ky mjet të janë dhënë ty nga thesari i Kur..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Dalëngadalë unë kuptova se mua më ishin dhënë në dorë dy gjëra për t’i përdorur. Njëra ishte një elektrik dore, ai do të largonte errësirat e dendura të Natyrës nëntokësore. Gjëja tjetër ishte një mjet i madh i cili, duke thyer shkrepa të fuqishëm dhe shkëmbinj të mëdhenj si male, do të hapte një rrugë për mua. Atëherë, një zë më tha tek veshi im: “Ky elektrik dore dhe ky mjet të janë dhënë ty nga thesari i Kur’anit.” Kështu, udhëtova për një kohë të gjatë në këtë rrugë. Atëherë, papritmas, dola në anën tjetër. Unë pashë një botë ku gjithçka ishte gazmore, drita e diellit shndëriste në një qiell të pastër e të bukur pa re, frynte një fllad gjallërues dhe rrjedhte një ujë i shijshëm jetëdhënës. Ndërkohë thashë: “El hamdu lil-lah!” I gjithë falënderimi i takon Zotit xh.sh.! Atëherë kuptova se Unë nuk e kisha në pronësi veten time, dikush po më testonte e po më provonte mua.