Translations:Otuzuncu Söz/235/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.39, 21 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 208069 numaralı sürüm ("Ndërsa në pjesën e parë të udhëtimit, e gjeta veten në atë shkretëtirë të madhe nën renë mbytëse, dhe megjithëse tani në një rrugë tjetër, përsëri dikush po më shtynte mua, këtë herë nuk ishte nën tokë, përkundrazi, unë po e bëja këtë udhëtim të gjatë mbi faqen e tokës me qëllim që të arrija anën tjetër. Unë pashë në këtë udhëtim gjëra aq të çuditshme e plot kureshtje saqë ato nuk mund të përshkruhen:..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Ndërsa në pjesën e parë të udhëtimit, e gjeta veten në atë shkretëtirë të madhe nën renë mbytëse, dhe megjithëse tani në një rrugë tjetër, përsëri dikush po më shtynte mua, këtë herë nuk ishte nën tokë, përkundrazi, unë po e bëja këtë udhëtim të gjatë mbi faqen e tokës me qëllim që të arrija anën tjetër. Unë pashë në këtë udhëtim gjëra aq të çuditshme e plot kureshtje saqë ato nuk mund të përshkruhen: deti ishte në fortunë e i zemëruar me mua. Stuhitë më kërcënonin dhe gjithçka më shkaktonte problem. Por përsëri me mjetet e udhëtimit që më ishin dhënë nga Kur’ani, i mposhta ato dhe i kalova. Gjatë rrugës unë pashë se gjithandej ndodheshin kufomat e udhëtarëve. Ata që kishin plotësuar udhëtimin e tyre ishin një në njëmijë. Sidoqoftë.. duke pas shpëtuar nga errësirat e asaj reje mbytëse unë kisha arritur anën tjetër të tokës dhe kisha dalë në shikimin e plotë të diellit të shklëqyer të realitetit. Duke marrë frymë në flladin gjallërues, unë thashë: “El hamdu lil-lah.” I gjithë falënderimi i takon Zotit xh.sh. Ndërkaq, fillova të sodis përreth asaj bote të bukur si Parajsa.