Translations:Otuzuncu Söz/236/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.39, 21 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 208070 numaralı sürüm ("Pastaj unë pashë se ndodhej dikush që nuk do të më linte mua të qëndroja këtu. Menjëherë ai më mori nga ajo shkretëtirë e madhe sikur donte të më tregonte një rrugë tjetër. Atje pashë lloje të ndryshme gjërash, disa si aeroplanë, disa si makina, disa si çikrikë, vinça, të cilët sikur kishin zbritur nga lartë me ashensorë. Kështu, cilido njeri mund të lidhej me njërën nga ato gjëra, sipas aftësisë dhe fuqisë së tij d..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Pastaj unë pashë se ndodhej dikush që nuk do të më linte mua të qëndroja këtu. Menjëherë ai më mori nga ajo shkretëtirë e madhe sikur donte të më tregonte një rrugë tjetër. Atje pashë lloje të ndryshme gjërash, disa si aeroplanë, disa si makina, disa si çikrikë, vinça, të cilët sikur kishin zbritur nga lartë me ashensorë.

    Kështu, cilido njeri mund të lidhej me njërën nga ato gjëra, sipas aftësisë dhe fuqisë së tij dhe me të ngjitej lart. Edhe unë gjithashtu hipa në njërën prej tyre dhe për një minut ajo më ngjiti sipër reve dhe sipër majeve të bukura, të blerta e të mahnitshme të maleve; madje retë nuk arritën më shumë se gjysmën e rrugës lart maleve. Gjithandej frynin erërat dhe flladet më të buta, gjithkund gjendej uji më i shijshëm dhe dritat më të buta. Unë pashë se gjithandej ndodheshin këto mjete të ndritshme ngjitjeje që u ngjasonin ashensorëve. Megjithëse unë i kisha parë ato në të parën e dy pjesëve të udhëtimit tim dhe mbi anën tjetër të tokës, unë nuk i kisha kuptuar se çfarë ishin ato. Tani kuptova se ato ishin shfaqjet e vërseteve të Kur’anit Gjithurtësi.