Translations:Otuzuncu Söz/253/sq
sepse siç është provuar shkurtazi në Treguesin e Parë të Fjalës së Dhjetë dhe me hollësi tek Fjala e Njëzet e Dy, në qoftë se çdo grimcë nuk do të ishte një nëpunëse e ngarkuar nga Zoti xh.sh. duke vepruar me lejen e Tij dhe nën autoritetin e Tij, dhe në qoftë se ajo nuk do të transformohej me Njohurinë dhe me Fuqinë e Tij, atëherë çdo grimcë duhej të kishte njohje të pafundme dhe Fuqi të pakufishme; ajo duhej të kishte sy që të shikonte gjithçka, një fytyrë që të orientohej drejt të gjitha gjërave dhe të kishte autoritet mbi të gjitha gjërat, sepse çdo grimcë prej elementeve vepron ose mund të veprojë në një mënyrë të rregullt tek të gjitha qëniet e gjalla. Por, rregulli brenda gjërave dhe ligjeve në përputhje me të cilat ato formohen, ndryshojnë nga njëra gjë tek tjetra.
Në qoftë se rregulli nuk do të ishte i njohur për grimcat, ato nuk do të mund të vepronin, madje edhe në qoftë se do të mund të vepronin, ato nuk do të mund të vepronin pa gabim. Mirëpo ato funksionojnë pa gabim. Atëherë, grimcat të cilat po kryejnë detyrat e tyre në qëniet, ose veproj-në me lejen dhe në përputhje me urdhërat e të Vetmit i Cili zotëron njohuri gjithëpërfshirëse për gjithçka dhe brenda dijes dhe dëshirës së Tij, ose do të duhej që ato grimca të kishin Njohuri Gjithëpërfshi-rëse dhe Fuqi Absolute.