Translations:Otuzuncu Söz/263/sq
I pari: Duke ripërtërirë e rifreskuar shfaqjet e aktit të Tij të krijimit, Ekzistuesi i Domosdoshëm dhe Krijuesi i Gjithëlavdishëm i bën grimcat të lëvizin dhe i vë ato në shërbim nëpërmjet fuqisë së Tij, duke e marrë çdo shpirt si një model me qëllim që në çdo vit t’i veshë atij një trup të freskët nëpërmjet mrekullive të fuqisë së Tij, të transkriptojë, tejshkruajë, me urtësinë e Tij prej çdo libri individi mijëra e mijëra libra të ndryshëm dhe, për të demonstruar një të vërtetë të vetme në forma gjithmonë të ndryshme, dhe gjithashtu me qëllim që të përgatisë terrenin për ardhjen e qënieve të reja, botëve të reja dhe ekzistencave të reja, grup pas grupi.