Translations:Otuzuncu Söz/276/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    09.07, 21 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 208122 numaralı sürüm ("Për shembull, një grimcë e vendosur në beben e syrit të Tefikut,(<ref>(shënim: shkruesi i parë i Risale-i Nurit)</ref>) është vënë në mënyrë të përshtatshme dhe ka lidhje me enët e gjakut si arteriet e venat, dhe me nervat motorike (lëvizore) e ndijore të syrit dhe me urtësi të plotë ajo ka lidhje me fytyrën, dhe pastaj me kokën, me trungun e trupit dhe me tërësinë e trupit të njeriut. Ajo ka detyra të dobishme në lidhje me..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Për shembull, një grimcë e vendosur në beben e syrit të Tefikut,([1]) është vënë në mënyrë të përshtatshme dhe ka lidhje me enët e gjakut si arteriet e venat, dhe me nervat motorike (lëvizore) e ndijore të syrit dhe me urtësi të plotë ajo ka lidhje me fytyrën, dhe pastaj me kokën, me trungun e trupit dhe me tërësinë e trupit të njeriut. Ajo ka detyra të dobishme në lidhje me secilën. Kjo demonstron se vetëm Ai i Cili krijon gjymtyrët e të gjithë trupit do të jetë i aftë ta vendosë grimcën në atë pozicion.

    Në mënyrë të veçantë, grimcat duke hyrë në trup si vlera ushqyese në karvanin e ushqimit, e bëjnë udhëtimin e tyre me një rregull të çuditshëm dhe me një urtësi të tillë që habit mendjet. Në rrugën e tyre, ato kalojnë pëmes metodave dhe fazave në një mënyrë të rregullt, dhe duke përparuar me aq vetëdije e pa ngatërresë sa që ato vazhdojnë derisa të kullohen nëpërmjet katër kullesave (filtrave) në trupat e qënieve të gjalla.

    Atëherë, ato ngarkohen në qelizat e kuqe të gjakut me qëllim që të vijnë për të ndihmuar gjymtyrët dhe qelizat të cilat kanë nevojë për ushqim, duke e dhënë këtë ndihmë në përputhje me ligjin e bujarisë. Nga kjo mund të kuptohet qartë se i Vetmi që i shtyn këto grimca dhe që i bën ato të kalojnë përmes mijëra gjendjeve të ndryshme duhet medoemos të jetë një Furnizues Gjithëbujar dhe një Krijues Mëshirëplotë, në lidhje me fuqinë e të Cilit grimcat dhe yjet janë të barabarta.

    1. (shënim: shkruesi i parë i Risale-i Nurit)