Translations:Otuzuncu Söz/283/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.00, 22 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 208629 numaralı sürüm ("Ashtu siç u përmend në shënimin e përgjigjes së Pyetjes së Dytë në '''Fjalën e Njëzet e Tetë''', një shembull tjetër urtësie prej mijërave, i përfshirë në transformimet e grimcave dhe lëvizja e tyre në trupat e qënieve të gjalla është të ndriçojë grimcat dhe t’i bëjë ato të gjalla dhe kuptimplota me qëllim që të jenë të përshtatshme për ndërtimin e botës së Ahiretit. Është sikur trupat e kafshëve e të njerë..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Ashtu siç u përmend në shënimin e përgjigjes së Pyetjes së Dytë në Fjalën e Njëzet e Tetë, një shembull tjetër urtësie prej mijërave, i përfshirë në transformimet e grimcave dhe lëvizja e tyre në trupat e qënieve të gjalla është të ndriçojë grimcat dhe t’i bëjë ato të gjalla dhe kuptimplota me qëllim që të jenë të përshtatshme për ndërtimin e botës së Ahiretit. Është sikur trupat e kafshëve e të njerëzve, dhe madje edhe bimët të ishin si bujtina, kazerma dhe shkolla për ata që futen. Me qëllim që të marrin mësime dhe të stërviten, grimcat e pajeta futen tek ato dhe ndriçohen. Thjesht, grimcat marrin stërvitje dhe instruksion dhe fitojnë një përsosuri e bukuri. Duke përmbushur detyra të ndryshme, ato bëhen të denja për të qenë grimca në botën e qëndrueshmërisë dhe në botën e Ahiretit, e cila është e gjallë me të gjitha elementet e saja.