Translations:Otuzuncu Söz/287/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.02, 22 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 208633 numaralı sürüm ("'''Së dyti:''' Duke bërë lëvizjen e elementeve dhe duke i vënë ato në punë, Krijuesi i Gjithurtë i ngre ato në shkallën e mineraleve sikur të ishte një shpërblim plotësimi, dhe i instrukton ato në tesbihatin, lavdërimin e veçantë për mineralet.. Dhe duke shkaktuar lëvizjen e mineraleve dhe duke i vënë në shërbim ato, Ai u jep atyre rangun e shkallës së jetës vegjetale, bimore.. dhe duke u dhënë jetën vegjetale në formën e..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Së dyti: Duke bërë lëvizjen e elementeve dhe duke i vënë ato në punë, Krijuesi i Gjithurtë i ngre ato në shkallën e mineraleve sikur të ishte një shpërblim plotësimi, dhe i instrukton ato në tesbihatin, lavdërimin e veçantë për mineralet.. Dhe duke shkaktuar lëvizjen e mineraleve dhe duke i vënë në shërbim ato, Ai u jep atyre rangun e shkallës së jetës vegjetale, bimore.. dhe duke u dhënë jetën vegjetale në formën e ushqimit, Ai e dhuron atë nëpërmjet lëvizjeve të grimcave të bimëve dhe vënies në punë të tyre dhe i ngre ato në shkallën e hollë të kafshëve.. dhe i vë në shërbim grimcat e kafshëve; dhe nëpërmjet ushqimit i ngre ato në shkallën e jetës njerëzore.. Dhe duke i pastruar grimcat e trupit të njeriut nëpërmjet filtrimit të përsë-ritur, dhe duke i favorizuar ato, Ai i ngjit ato tek vendet më të holla e më të larta në trup, të cilat janë truri dhe zemra. Nga e gjitha kjo që u përmend, kuptohet se: Lëvizja e grimcave nuk është pa urtësi, por, përkundrazi, grimcat bëhen e shtyhen të nxitojnë për tek një lloj plotësimi i përshtatshëm për veten e tyre.