Translations:Otuzuncu Söz/288/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    08.02, 22 Ocak 2025 tarihinde Said (mesaj | katkılar) tarafından oluşturulmuş 208635 numaralı sürüm ("'''Së treti:''' Midis grimcave në qëniet e gjalla, disa si grimcat e farërave dhe bërthamave marrin një dritë shpirtërore dhe një hollësi e hijeshi të stolisur dhe një cilësi të tillë, saqë ato sikur të ishin një shpirt, ose një mbret për grimcat e tjera dhe për vetë pemën madhështore. Kështu, meqenëse midis të gjitha grimcave të një peme të madhe, disa ngrihen tek ky rang nëpërmjet përmbushjes së detyrave të tyre deli..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu)
    (fark) ← Önceki sürüm | Güncel sürüm (fark) | Sonraki sürüm → (fark)

    Së treti: Midis grimcave në qëniet e gjalla, disa si grimcat e farërave dhe bërthamave marrin një dritë shpirtërore dhe një hollësi e hijeshi të stolisur dhe një cilësi të tillë, saqë ato sikur të ishin një shpirt, ose një mbret për grimcat e tjera dhe për vetë pemën madhështore.

    Kështu, meqenëse midis të gjitha grimcave të një peme të madhe, disa ngrihen tek ky rang nëpërmjet përmbushjes së detyrave të tyre delikate dhe duke kaluar nëpërmjet shumë fazave në jetën e pemes, kjo demonstron se: Nëpërmjet urdhrit të Krijuesit të Gjithurtë, këto grimca marrin nga një hollësi jolëndore, nga një dritë jolëndore, rang dhe instruksion jolëndor për llogari dhe në favor të Emrave Hyjnorë të shfaqur mbi to në përputhje me llojet e lëvizjes që janë funksionet e natyrave të tyre dhe në nder të tyre.